Skip to comments
Događaj u razvoju
Bruno fernandes

Bruno Fernandes zbulon bisedën që pati me Ronaldon pas situatës së tensionuar te Portugalia

Cristiano Ronaldo ka marrë mbështetjen publike të Bruno Fernandesit në një moment kur tensionet rreth Kombëtares së Portugalisë kanë marrë vëmendje të madhe. Mesfushori ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me yllin portugez dhe ka theksuar rëndësinë që ai vazhdon të ketë për ekipin kombëtar.Fernandes foli edhe për situatën e krijuar pas largimit të Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë, duke bërë të qartë se për të nuk ka diskutim rreth statusit të kapitenit të kombëtares.“Kam folur me Cristianon dhe i kam thënë se ai është dhe do të mbetet gjithmonë ikona më e madhe e Kombëtares sonë dhe e vendit tonë. Ai do të jetë gjithmonë më i madhi për ne”. “Kombëtarja jonë është e bashkuar, jo e ndarë. Kjo është e rëndësishme. Çështjet duhet të zgjidhen brenda grupit dhe të përfundojnë mirë për të dyja palët”. “Mendoj se ai e ka një vend të rezervuar, pa asnjë dyshim, jo vetëm mes më të mëdhenjve të të gjitha kohërave, por edhe në zemrat e të gjithë portugezëve. Kjo do të mbetet gjithmonë dhe përgjithmonë”, deklaroi Fernandes.Deklaratat e mesfushorit vijnë pas një jave të tensionuar, gjatë së cilës Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë para përfundimit të të gjitha angazhimeve ndërkombëtare.Largimi i tij erdhi pas disa diskutimeve me përzgjedhësin e Portugalisë, Jorge Jesus, si dhe presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença. Miku i Ronaldos dhe ish-bashkëlojtari i tij thyen heshtjen: “Ku ishte Portugalia para se të shfaqej ai?” Situata kishte ngritur pikëpyetje rreth atmosferës brenda ekipit, por Fernandes insistoi se grupi nuk është i përçarë dhe se çdo problem duhet të zgjidhet brenda dhomës së zhveshjes.Mesazhi i tij vjen në një kohë kur po bëhen përpjekje për një takim të mundshëm mes Ronaldos dhe Jorge Jesus, me synim uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e situatës mes dy palëve./Telegrafi/

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Bruno Fernandes zbulon bisedën që pati me Ronaldon pas situatës së tensionuar te PortugaliaFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...