VijestiWilliamson: Do të isha i befasuar nëse Gjykata Speciale vazhdon me raste të tjera
2 min čitanja
Vijesti
Williamson: Do të isha i befasuar nëse Gjykata Speciale vazhdon me raste të tjera
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Clint Williamson, ish-kryeprokuror i Task Forcës Speciale Hetimore, ka folur zhvillimet e fundit dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.Në një intervistë për BIRN, Sai tha se vendimi i Gjykatës Speciale, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan për krime lufte, përputhen në masë të madhe me përfundimet paraprake të hetimit të tij në vitin 2014, ndonëse kufizimet juridike kaluan fokusin ekskluzivisht te periudha e konfliktit të armatosur.Williamson thot se gjykata nuk ishte ngritur kundër UÇK-së si organizatë, por për të hetuar përgjegjësinë individuale të ish-krerëve të saj, duke theksuar se akuzat për një ndërmarrje të përbashkët kriminale i referohen vetëm akteve të veçanta e jo vetë rezistencës.Intervista e plotë:Xhorxhina Bami, BIRN: Në shtator 2011, BE-ja krijoi Task Forcën Speciale Hetimore për të hetuar pretendimet e raportit të Dick Martyt dhe ju e udhëhoqët këtë Task Forcë si kryeprokuror. A mund të përmblidhni pak cilat ishin gjetjet kryesore të hetimit tuaj në atë kohë?Clint Williamson: Mirë. Siç e thatë, unë shërbeva si kryeprokuror i Task Forcës Speciale Hetimore, e cila në të vërtetë ishte trupi paraardhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe unë isha në këtë rol për tre vite, nga shtatori i vitit 2011 deri në gusht të vitit 2014.Në fund të korrikut 2014, ne bëmë publike gjetjet tona paraprake nga hetimi.Ato kryesisht përputheshin me atë që ishte në aktgjykimin që sapo u shpall nga Gjykata Speciale e Kosovës.Kështu, ne gjetëm se kishte pasur një numër të rasteve të trajtimit çnjerëzor, torturës dhe vrasjeve që u drejtuan kundër pakicave etnike në Kosovë, si dhe kundër shqiptarëve që ishin kundërshtarë politikë të UÇK-së dhe të të akuzuarve që u dënuan së fundmi në këtë aktgjykim.Xhorxhina Bami, BIRN: Bazuar në deklaratën tuaj të vitit 2014, ju nuk kishit mjaftueshëm prova për të ngritur një aktakuzë për trafikim organesh, që ishte dhe mbetet një temë e madhe, por kishit mjaftueshëm prova për të ngritur një akt
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.