PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
TurqiaAzerbajxhan, Turqi dhe Uzbekistan bashkojnë forcat - zhvillojnë stërvitje ushtarake
1 min čitanja
Turqia

Azerbajxhan, Turqi dhe Uzbekistan bashkojnë forcat - zhvillojnë stërvitje ushtarake

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mbi 3,500 trupa nga Azerbajxhani, Turqia dhe Uzbekistani morën pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake “Power of Unity-2026”, e zhvilluar për herë të parë në rajonin e Karabakut, në Azerbajxhan.Forcat ushtarake simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë sulme masive me dronë, sulme kibernetike, dezinformim, incidente kufitare dhe operacione detare.Në stërvitje u përdorën më shumë se 130 mjete pa pilot, 70 automjete të blinduara, mbi 90 sisteme artilerie dhe më shumë se 20 mjete ajrore. Trupat u trajnuan gjithashtu për përballimin e sulmeve me dronë, pastrimin e fushave të minuara dhe operacionet kundër objektivave të simuluara terroriste.Stërvitja përfshiu edhe skenarë të rinj të luftës moderne, si mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike dhe dezinformimit, si dhe operacione në Detin Kaspik, ku u simulua lirimi i një anijeje dhe shpëtimi i pengjeve.Ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve vlerësuan gatishmërinë e forcave dhe aftësinë për të zhvilluar operacione të përbashkëta.Pas stërvitjes, ministrat e Mbrojtjes të Azerbajxhanit, Turqisë dhe Gjeorgjisë zhvilluan një takim në Shusha, ku diskutuan bashkëpunimin ushtarak, sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet trepalëshe. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mbi 3,500 trupa nga Azerbajxhani, Turqia dhe Uzbekistani morën pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake “Power of Unity-2026”, e zhvilluar për herë të parë në rajonin e Karabakut, në Azerbajxhan.Forcat ushtarake simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë sulme masive me dronë, sulme kibernetike, dezinformim, incidente kufitare dhe operacione detare.Në stërvitje u përdorën më shumë se 130 mjete pa pilot, 70 automjete të blinduara, mbi 90 sisteme artilerie dhe më shumë se 20 mjete ajrore. Trupat u trajnuan gjithashtu për përballimin e sulmeve me dronë, pastrimin e fushave të minuara dhe operacionet kundër objektivave të simuluara terroriste.Stërvitja përfshiu edhe skenarë të rinj të luftës moderne, si mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike dhe dezinformimit, si dhe operacione në Detin Kaspik, ku u simulua lirimi i një anijeje dhe shpëtimi i pengjeve.Ministrat e Mbrojtjes të tre vendeve vlerësuan gatishmërinë e forcave dhe aftësinë për të zhvilluar operacione të përbashkëta.Pas stërvitjes, ministrat e Mbrojtjes të Azerbajxhanit, Turqisë dhe Gjeorgjisë zhvilluan një takim në Shusha, ku diskutuan bashkëpunimin ushtarak, sigurinë rajonale dhe marrëdhëniet trepalëshe. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…