ArsenalArsenali përgatit goditjen e madhe, synon transferimin e lojtarit kryesor të Man Cityt
2 min čitanja
Arsenal
Arsenali përgatit goditjen e madhe, synon transferimin e lojtarit kryesor të Man Cityt
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Arsenali raportohet se ka mundësi financiare për të bërë një ofertë të jashtëzakonshme për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland, por rrugën drejt transferimit të tij mund t’ia vështirësojë një tjetër gjigant evropian.Më 25 shtator u raportua se Manchester City ishte shpallur fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljet e rënda të rregullave financiare të Ligës Premier, gjatë periudhës 2009-2018, pas vendimit të një komisioni të pavarur.Klubi anglez ka apeluar vendimin, ndërsa në rast se ai konfirmohet, mund të përballet me sanksione të rënda, duke filluar nga zbritja e pikëve e deri te rënia nga liga apo përjashtimi nga Liga Premier.Një situatë e tillë mund të ndikojë edhe në të ardhmen e yjeve kryesorë të skuadrës, përfshirë Haalandin. Sulmuesi norvegjez ka kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2034 dhe raportohet se përfiton rreth 500 mijë funte në javë. Sipas TEAMtalk, Arsenali po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit norvegjez, në rast se ai bëhet i disponueshëm në treg. “Topçinjtë” besohet se kanë kapacitetin financiar për të realizuar një lëvizje të tillë, por nuk janë të vetmit të interesuar.Barcelona gjithashtu po e monitoron situatën, pasi është në kërkim të një sulmuesi qendror, pavarësisht paraqitjeve të mira të Raphinhas në këtë pozitë gjatë fillimit të sezonit.Gazetari i transferimeve, Graeme Bailey, duke folur në podcastin e TEAMtalk, ka zbuluar se Haaland dhe përfaqësuesit e tij e kishin konsideruar vitin 2027 si moment të mundshëm për një transferim, pavarësisht situatës aktuale të Manchester Cityt. Babai i yllit të Man Cityt zbulon “klauzolën speciale” në kontratat e lojtarëve “Informacionet tona janë se, pavarësisht nëse City bie nga liga apo jo, Haaland dhe kampi i tij po e shikonin vitin 2027 si momentin e mundshëm për një transferim, pasi është një vit ndërmjet dy kompeticioneve të mëdha ndërkombëtare”, deklaroi Bailey.Ai shtoi se Arsenali do të interesohej patjetër në rast se një futbollist i nivelit të Haalandit do të d
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.