UçkProtestuesit kërkojnë nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen
2 min čitanja
Uçk
Protestuesit kërkojnë nga deputetët miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Protestuesit e mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar nga deputetët miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.“Votoni ligjin” ka qenë një nga kërkesat kryesore të protestuesve, të cilët gjatë marshimit kanë brohoritur dhe kanë mbajtur pankarta e simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Protestuesit kanë lexuar një nga një emrat e 110 deputetëve të Kuvendit, duke u bërë thirrje që të veprojnë dhe ta votojnë projektligjin.Në fjalimin e tij, organizatori Çlirim Haziri ka thënë se çështja e ndryshimit të ligjit është në tavolinën e Kuvendit dhe se deputetët nuk duhet ta shtyjnë atë për shkak të zhvillimeve politike.“Sepse kërkesa jonë e 18 ditë, identiteti jonë kombëtar sot ndodhet në tavolinën e këtij Kuvendi. Gjaku i dëshmorëve, UÇK-ja sot është në tavolinën e këtij Kuvendi. Ne sot kemi ardhë këtu për t’ju thënë: votojeni ligjin. Nuk do të mundin ta vendosin këtë ligj në bankën rezervë të politikës, për politikat e tyre ditore e për pazare për president. Nuk do të ketë Kosova president të zgjedhur në krah të UÇK-së”, ka deklaruar Haziri.Protesta është zhvilluar në kohën kur kanë mbetur edhe tri ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, i cili përfundon më 6 tetor. Ndërkohë, më 2 tetor, Qeveria e Kosovës ka vlerësuar se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e nismës së PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. PDK-ja ka kërkuar që procedura në Kuvend të nisë menjëherë dhe që projektligji të shqyrtohet në dy lexime.Për të 18-tën natë vazhdon protesta në Prishtinë, protestuesit marshojnë drejt KuvenditPër të 18-tën ditë rresht po vazhdon protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e organizuar në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën në sheshin qendror të kryeqytetit, kanë nisur marshimin në dr
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.