PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GjermaniaEvropa rishikon strategjinë për sigurinë hapësinore
2 min čitanja
Gjermania

Evropa rishikon strategjinë për sigurinë hapësinore

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjermania, Franca, Austria, Belgjika, Spanja, Holanda dhe Suedia kanë kërkuar një rishikim të thellë të nismës European Space Shield, duke propozuar një arkitekturë të re për sigurinë hapësinore të Evropës.Sipas tyre, fokusi duhet të jetë te mbrojtja e sistemeve hapësinore të BE-së, ndërsa zhvillimi dhe kontrolli i kapaciteteve ushtarake duhet të mbetet përgjegjësi e qeverive kombëtare.Në një dokument të siguruar nga Euronews, shtatë vendet argumentojnë se nisma duhet të përqendrohet te integrimi i kapaciteteve ekzistuese dhe të ardhshme të vendeve anëtare, duke shmangur investimet e dyfishta dhe mbivendosjen e programeve.Parisi dhe Berlini kanë qenë prej kohësh skeptikë ndaj projektit European Space Shield, të propozuar nga Brukseli në kuadër të planit Defence Readiness Roadmap 2030.Vendet nënshkruese kërkojnë gjithashtu që nisma të ketë një emër tjetër, pasi termi “shield” mund të krijojë përshtypjen se BE-ja do të zhvillojë vetë kapacitete ushtarake hapësinore. Sipas tyre, prokurimi, operimi dhe mbrojtja e sistemeve hapësinore ushtarake duhet të mbeten nën kontrollin e shteteve anëtare.Dokumenti thekson se hapësira është kthyer në një fushë gjithnjë e më të kontestuar dhe se sistemet hapësinore evropiane duhet të mbrohen nga një gamë në rritje kërcënimesh.Shtatë vendet mbështesin koordinimin në nivel evropian, përfshirë bashkëpunimin në prokurime, shkëmbimin e informacionit dhe mekanizmat për ndarjen e kapaciteteve ushtarake.Në fund, ato i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të thjeshtojë sistemin e financimit të sektorit hapësinor, i cili aktualisht përfshin një numër të madh programesh dhe instrumentesh financiare. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjermania, Franca, Austria, Belgjika, Spanja, Holanda dhe Suedia kanë kërkuar një rishikim të thellë të nismës European Space Shield, duke propozuar një arkitekturë të re për sigurinë hapësinore të Evropës.Sipas tyre, fokusi duhet të jetë te mbrojtja e sistemeve hapësinore të BE-së, ndërsa zhvillimi dhe kontrolli i kapaciteteve ushtarake duhet të mbetet përgjegjësi e qeverive kombëtare.Në një dokument të siguruar nga Euronews, shtatë vendet argumentojnë se nisma duhet të përqendrohet te integrimi i kapaciteteve ekzistuese dhe të ardhshme të vendeve anëtare, duke shmangur investimet e dyfishta dhe mbivendosjen e programeve.Parisi dhe Berlini kanë qenë prej kohësh skeptikë ndaj projektit European Space Shield, të propozuar nga Brukseli në kuadër të planit Defence Readiness Roadmap 2030.Vendet nënshkruese kërkojnë gjithashtu që nisma të ketë një emër tjetër, pasi termi “shield” mund të krijojë përshtypjen se BE-ja do të zhvillojë vetë kapacitete ushtarake hapësinore. Sipas tyre, prokurimi, operimi dhe mbrojtja e sistemeve hapësinore ushtarake duhet të mbeten nën kontrollin e shteteve anëtare.Dokumenti thekson se hapësira është kthyer në një fushë gjithnjë e më të kontestuar dhe se sistemet hapësinore evropiane duhet të mbrohen nga një gamë në rritje kërcënimesh.Shtatë vendet mbështesin koordinimin në nivel evropian, përfshirë bashkëpunimin në prokurime, shkëmbimin e informacionit dhe mekanizmat për ndarjen e kapaciteteve ushtarake.Në fund, ato i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të thjeshtojë sistemin e financimit të sektorit hapësinor, i cili aktualisht përfshin një numër të madh programesh dhe instrumentesh financiare. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…