VijestiHamza pas takimit me Kurtin: Të miratohet ligji për Specialen, pastaj jemi të gatshëm të votojmë Presidentin
2 min čitanja
Vijesti
Hamza pas takimit me Kurtin: Të miratohet ligji për Specialen, pastaj jemi të gatshëm të votojmë Presidentin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.Pas takimit, Hamza është deklaruar para mediave, duke përsëritur kërkesën e PDK-së për miratimin e projektligjit të propozuar nga kjo parti.“Vazhdimisht jam duke e thënë: kërkesa e PDK-së është aprovimi i ligjit me dy lexime, aprovimi final i ligjit. Pastaj Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojmë, të gjejmë zgjidhjen për Presidentin edhe t’i japim votat për Presidentin”, tha Hamza.Ai tha se bisedimet me Kurtin kanë përfunduar, por theksoi se ende ka disa ditë në dispozicion për arritjen e një marrëveshjeje.“Bisedat i kemi përfunduar. Po, janë edhe disa ditë ku ke mundësi me arritë marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, deklaroi Hamza.Kryetari i PDK-së tha se qëndrimi i kësaj partie mbetet i pandryshuar, duke theksuar se çështja e miratimit të ligjit nuk lidhet vetëm me nevojat e PDK-së.“Përndryshe, kjo është kërkesa jonë dhe nuk ka të bëjë me nevojën për PDK-në. Ligji kalon nevojat përtej PDK-së dhe ka të bëjë me një çështje tjetër”, u shpreh Hamza.Takimet ndërmjet liderëve politikë po zhvillohen në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit përfundon më 6 tetor./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.