Qyteti i shkupitGjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
2 min čitanja
Qyteti i shkupit
Gjorgjievski: Aksionet për vendosjen e rendit në tregje do të vazhdojnë, nuk do të ketë tolerancë për shitësit ilegalë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Aksionet për largimin e shitësve ilegalë dhe vendosjen e rendit në tregje dhe në mjediset e tyre do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, jo vetëm në Çair, por edhe në komuna të tjera – njoftoi sot kryetari i Shkupit Orce Gjorgjievski. Ai theksoi se shitësit kanë hapësirë të siguruar në tregje për shitje dhe se nuk mund të shitet në bulevarde, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta.Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve rreth aktiviteteve të shpeshta në pjesën e Bit-Pazarit, ku kohët e fundit është kryer një aksion për largimin e shitësve ambulantë, gjatë të cilit janë konfiskuar rreth 500 kilogramë ushqim, Gjorgjievski tha sot pas këqyrjes së aktiviteteve ndërtimore në urën që po ndërtohet në rrugën “Lublanska” në Karposh, se që nga fillimi i mandatit të tij, qëllimi ka qenë vendosja e rendit në kryeqytet.“Që nga fillimi i mandatit tim, ajo që përpiqemi të bëjmë në kryeqytet është të vendosim rend. Dhe rendi mungon” tha Gjorgjievski. Ai vuri në dukje se disa qytetarë, pas një ose dy paralajmërimeve, tërhiqen nga dukuri të tilla, por theksoi se rregullat për vendin e shitjes duhet të respektohen.“Dhe ka qytetarë që menjëherë pas një ose dy vërejtjeve dinë të reagojnë dhe të tërhiqen nga dukuri të tilla deviante, do të thosha, që i bëjnë. Të gjithë e dinë se ku është vendi ku duhet të shitet. Askush nuk mund të shesë në mes të bulevardit, në trotuar, në shtegun e biçikletave e kështu me radhë”, tha kryetari i qytetit.Gjorgjievski informoi se aksioni ishte aktivitet i përbashkët i Qytetit të Shkupit, shërbimeve të qytetit, Inspektoratit, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe paralajmëroi se veprimi i tillë do të vazhdojë.“Nëse dikush pëlqen të dënohet dhjetë herë për vepër të njëjtë që e përsërit, kjo flet për karakterin e tij, nuk flet për karakterin tonë. Është detyrimi ynë të krijojmë rend. Sa u përket shitësve, ata kanë hapësirë të lirë në tregje dhe e dinë se ku duhet t’i shesin mallrat e tyre ose të gjitha ush
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.