Foto: TelegrafiIz objave izvora
Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve, në një ndeshje ku kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, por kartoni i kuq i Etrit Berishës ndikoi dukshëm në rrjedhën e takimit.Skuadra e drejtuar nga Ronaldo Mara e nisi furishëm përballjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt. Rey Manaj shënoi me kokë për 1-0 pas një harkimi të saktë të Kristjan Asllanit nga këndorja, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin e hershëm.Megjithatë, ndeshja mori një rrjedhë tjetër në minutën e 22-të, kur portieri Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje jashtë zonës. Kuqezinjtë mbetën kështu me një lojtar më pak për pjesën e mbetur të takimit.Finlanda e shfrytëzoi këtë situatë dhe arriti të barazojë rezultatin nga goditja e dënimit që pasoi ndërhyrjen e Berishës. Leo Walta realizoi me një goditje të fuqishme, duke mposhtur Alen Sherrin, i cili u inkuadrua në lojë në vend të Arbër Hoxhës.Pavarësisht disavantazhit numerik, Shqipëria arriti ta ruante baraspeshën deri në fund të pjesës së parë, duke shkuar në pushim me rezultatin 1-1.Në pjesën e dytë, vendasit vazhduan të ushtronin presion, duke shfrytëzuar epërsinë numerike, ndërsa kuqezinjtë u përqendruan në mbrojtjen e rezultatit dhe kërkimin e mundësive për kundërsulme.Rezistenca e Shqipërisë u thye në minutën e 71-të, kur Leo Walta realizoi golin e dytë personal me një tjetër goditje të bukur dënimi, duke i dhënë Finlandës epërsinë 2-1.Deri në përfundim të takimit, Shqipëria nuk arriti të gjente golin e barazimit dhe u detyrua të pajtohej me humbjen në këtë udhëtim.Ky rezultat bën që kuqezinjtë të zbresin në pozitën e dytë në grup me gjashtë pikë, ndërsa Finlanda merr kreun me shtatë pikë./Telegrafi/ Standings provided by Sofascore
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.