Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, duke parë shumë reagime lidhur me mundësinë që, pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale, ligji të dërgohet në Dhomën e Specializuar Kushtetuese në Hagë dhe eventualisht të shfuqizohet sqaroi se me ndryshimet që kemi propozuar në ligj, Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese i është hequr shprehimisht kompetenca për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit, në çfarëdo forme.“Amendamenti nr. 24 i Kushtetutës përcakton:Një Dhomë e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga tre (3) gjyqtarë ndërkombëtarë të emëruar shtesë krahas gjyqtarëve të referuar sipas Nenit 114 (1), do të vendosë ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese sipas Nenit 113 të Kushtetutës në lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me ligjin e veçantë.”Pra, vetë dispozita kushtetuese e lidh ushtrimin e këtij juridiksioni me ligjin e veçantë.Pikërisht mbi këtë bazë, me nenin 23 të projektligjit tonë e kemi përcaktuar shprehimisht kufirin e juridiksionit të Dhomës Kushtetuese në Hagë. Neni 23 përcakton se ajo vendos vetëm për referimet kushtetuese që burojnë nga vendimet, urdhrat ose aktgjykimet e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Më tej, dispozita thotë shprehimisht se ajo “nuk ka juridiksion për kontrollin abstrakt (paraprak), konkret dhe incidental të kushtetutshmërisë së ligjeve ose Ligjit Nr. 05/L-053”.Madje, për ta bërë çështjen krejtësisht të qartë, në nenin 23 kemi përcaktuar se kontrolli i kushtetutshmërisë së këtij ligji, si dhe i ligjeve me të cilat ndryshohet, plotësohet ose shfuqizohet Ligji Nr. 05/L-053, ushtrohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në përbërjen e saj të rregullt në Prishtinë, në pajtim me nenin 113 të Kushtetutës.Prandaj, sipas ndryshimeve të propozuara, Dhoma Kushtetuese në Hagë nuk do të ketë juridiksion për ta kontrolluar apo shfuqizuar këtë ligj. Ajo nuk është një Gjykatë Kushtetuese
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.