PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
VijestiBQK organizoi aktivitet vullnetar për pastrimin e ambientit në Batllavë, duke promovuar kujdesin ndaj mjedisit dhe përgjegjësinë sociale
2 min čitanja
Vijesti

BQK organizoi aktivitet vullnetar për pastrimin e ambientit në Batllavë, duke promovuar kujdesin ndaj mjedisit dhe përgjegjësinë sociale

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të angazhimit të saj për ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj mjedisit, organizoi sot aktivitet vullnetar për pastrimin e ambientit në zonën e Batllavës, me pjesëmarrjen e personelit të saj.Përmes kësaj nisme, personeli i BQK-së kontribuoi vullnetarisht në pastrimin dhe ruajtjen e një prej zonave me rëndësi natyrore dhe rekreative të vendit, duke përcjellë njëkohësisht mesazhin për rëndësinë e përgjegjësisë individuale dhe institucionale ndaj mjedisit dhe të mirës publike.Me këtë rast, Guvernatori Ahmet Ismaili vlerësoi dhe falënderoi personelin për pjesëmarrjen dhe angazhimin vullnetar, duke theksuar se kujdesi për mjedisin, përgjegjësia ndaj komunitetit dhe kontributi për të mirën publike janë vlera që BQK synon t’i kultivojë edhe përmes kulturës së saj organizative. Krahas përmbushjes së mandatit institucional, BQK synon të promovojë përgjegjshmërinë, integritetin dhe ndërgjegjësimin për një zhvillim më të qëndrueshëm.Aktiviteti reflekton dimensionin mjedisor dhe social të parimeve ESG, të mishëruara në Planin Strategjik të BQK-së, si pjesë e orientimit të institucionit drejt qëndrueshmërisë, përgjegjësisë shoqërore dhe promovimit të praktikave që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e komunitetit.BQK mbetet e përkushtuar që, krahas përmbushjes së mandatit të saj institucional, të kontribuojë përmes nismave të tilla në promovimin e kujdesit ndaj mjedisit, përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të mirës publike.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) në kuadër të angazhimit të saj për ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj mjedisit, organizoi sot aktivitet vullnetar për pastrimin e ambientit në zonën e Batllavës, me pjesëmarrjen e personelit të saj.Përmes kësaj nisme, personeli i BQK-së kontribuoi vullnetarisht në pastrimin dhe ruajtjen e një prej zonave me rëndësi natyrore dhe rekreative të vendit, duke përcjellë njëkohësisht mesazhin për rëndësinë e përgjegjësisë individuale dhe institucionale ndaj mjedisit dhe të mirës publike.Me këtë rast, Guvernatori Ahmet Ismaili vlerësoi dhe falënderoi personelin për pjesëmarrjen dhe angazhimin vullnetar, duke theksuar se kujdesi për mjedisin, përgjegjësia ndaj komunitetit dhe kontributi për të mirën publike janë vlera që BQK synon t’i kultivojë edhe përmes kulturës së saj organizative. Krahas përmbushjes së mandatit institucional, BQK synon të promovojë përgjegjshmërinë, integritetin dhe ndërgjegjësimin për një zhvillim më të qëndrueshëm.Aktiviteti reflekton dimensionin mjedisor dhe social të parimeve ESG, të mishëruara në Planin Strategjik të BQK-së, si pjesë e orientimit të institucionit drejt qëndrueshmërisë, përgjegjësisë shoqërore dhe promovimit të praktikave që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e komunitetit.BQK mbetet e përkushtuar që, krahas përmbushjes së mandatit të saj institucional, të kontribuojë përmes nismave të tilla në promovimin e kujdesit ndaj mjedisit, përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të mirës publike.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…