PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjermania"Red Storm Charlie", kështu po përgatitet Gjermania për një luftë të mundshme me Rusinë
2 min čitanja
Gjermania

"Red Storm Charlie", kështu po përgatitet Gjermania për një luftë të mundshme me Rusinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në Hamburg, gjatë natës, rrugët e një lagjeje të banuar u mbushën me zhurmën e helikopterëve dhe kolonave të automjeteve ushtarake. Ushtarë të Bundeswehrit, të vendosur në automjete të blinduara dhe të armatosur me mitralozë, lëvizën nëpër qytet.Bëhej fjalë për stërvitjen “Red Storm Charlie”, gjatë së cilës Bundeswehr-i, policia dhe organizatat civile testuan gatishmërinë për situata emergjente. Skenari i stërvitjes parashikonte një kërcënim të shtuar në krahun lindor të NATO-s, shkruan dw.Në portin e Hamburgut, më i madhi në Gjermani, u simulua zbarkimi i trupave të NATO-s, të përfaqësuara nga ushtarë gjermanë. Më pas, ata lëvizën drejt lindjes përmes qytetit, ndërsa skenari parashikonte se përparimi i tyre pengohej nga sabotazhet dhe protestat.Stërvitja u zhvillua nga 24 deri më 26 shtator dhe morën pjesë rreth 1,700 persona, përfshirë 500 ushtarë. Ajo ishte stërvitja më e madhe e këtij lloji e zhvilluar deri më tani në Gjermani, shkruan dw.Stërvitja është pjesë e “Operationsplan Deutschland” – Planit Operativ të Gjermanisë, një dokument konfidencial me të cilin Bundeswehr-i përgatitet për një skenar të mundshëm të një sulmi rus ndaj territorit të NATO-s.Gjermania si qendër logjistike e NATO-s Në rast lufte ose krize, Gjermania do të kishte rol të rëndësishëm si qendër logjistike për qindra mijëra ushtarë të NATO-s, armët dhe pajisjet e tyre të rënda.Sipas planit, trupat aleate do të zbarkonin në porte të ndryshme gjermane dhe më pas do të transportoheshin drejt lindjes përmes rrugëve dhe korridoreve të përcaktuara.Sipas një përllogaritjeje të përmendur në artikull, brenda gjashtë muajve nëpër Gjermani mund të kalonin rreth 800 mijë ushtarë dhe 200 mijë automjete.Plani parashikon gjithashtu lëvizje në drejtim të kundërt, për shembull transportimin e ushtarëve të plagosur ose civilëve të zhvendosur nga lindja drejt pjesëve më të sigurta të Evropës.Gjermania shqetësohet për sabotazhetPlani u hartua pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022 dhe është përdi

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në Hamburg, gjatë natës, rrugët e një lagjeje të banuar u mbushën me zhurmën e helikopterëve dhe kolonave të automjeteve ushtarake. Ushtarë të Bundeswehrit, të vendosur në automjete të blinduara dhe të armatosur me mitralozë, lëvizën nëpër qytet.Bëhej fjalë për stërvitjen “Red Storm Charlie”, gjatë së cilës Bundeswehr-i, policia dhe organizatat civile testuan gatishmërinë për situata emergjente. Skenari i stërvitjes parashikonte një kërcënim të shtuar në krahun lindor të NATO-s, shkruan dw.Në portin e Hamburgut, më i madhi në Gjermani, u simulua zbarkimi i trupave të NATO-s, të përfaqësuara nga ushtarë gjermanë. Më pas, ata lëvizën drejt lindjes përmes qytetit, ndërsa skenari parashikonte se përparimi i tyre pengohej nga sabotazhet dhe protestat.Stërvitja u zhvillua nga 24 deri më 26 shtator dhe morën pjesë rreth 1,700 persona, përfshirë 500 ushtarë. Ajo ishte stërvitja më e madhe e këtij lloji e zhvilluar deri më tani në Gjermani, shkruan dw.Stërvitja është pjesë e “Operationsplan Deutschland” – Planit Operativ të Gjermanisë, një dokument konfidencial me të cilin Bundeswehr-i përgatitet për një skenar të mundshëm të një sulmi rus ndaj territorit të NATO-s.Gjermania si qendër logjistike e NATO-s Në rast lufte ose krize, Gjermania do të kishte rol të rëndësishëm si qendër logjistike për qindra mijëra ushtarë të NATO-s, armët dhe pajisjet e tyre të rënda.Sipas planit, trupat aleate do të zbarkonin në porte të ndryshme gjermane dhe më pas do të transportoheshin drejt lindjes përmes rrugëve dhe korridoreve të përcaktuara.Sipas një përllogaritjeje të përmendur në artikull, brenda gjashtë muajve nëpër Gjermani mund të kalonin rreth 800 mijë ushtarë dhe 200 mijë automjete.Plani parashikon gjithashtu lëvizje në drejtim të kundërt, për shembull transportimin e ushtarëve të plagosur ose civilëve të zhvendosur nga lindja drejt pjesëve më të sigurta të Evropës.Gjermania shqetësohet për sabotazhetPlani u hartua pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022 dhe është përdi

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…