PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjyqësia në maqedoniGjyqtari i shkarkuar, Gjoko Ristov, do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit
2 min čitanja
Gjyqësia në maqedoni

Gjyqtari i shkarkuar, Gjoko Ristov, do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Këshilli Gjyqësor, në seancën e fundit, të mbajtur më 30 shtator 2026, e ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Gjoko Ristov.Kjo do të thotë se Ristov do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit, pa asnjë zbritje, edhe pse ndodhet në paraburgim që nga 18 janari 2026, është i akuzuar dhe nuk shkon në punë. Deri tani, Ristov ishte vetëm i pezulluar dhe i larguar nga vendi i punës, por nuk ishte shkarkuar nga detyra e gjyqtarit.Ndërkohë, bashkëshortja e Ristovit të akuzuar, në profilin e saj në Facebook, duke thënë se vendimi i Këshillit Gjyqësor për bashkëshortin e saj nuk e kishte befasuar dhe akuzoi se ai ishte shkarkuar nën presionin e pretenduar ndaj anëtarëve të Këshillit.Procesi gjyqësor kundër këtij gjyqtari, në shtëpinë familjare të të cilit në Negotinë Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion gjeti të fshehura në mur 350.000 euro të padeklaruara, filloi më 28 maj në Gjykatën Penale të Shkupit dhe ende është në fazën e procedurës së provave.Shuma e madhe e eurove në kartëmonedha të mëdha në shtëpinë familjare të Ristovëve u zbulua pasi më herët ishte kapur avokati Fehmi Stafa duke marrë 50.000 euro, për të cilat gjatë hetimit kishte deklaruar se ishin për Ristovin.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Këshilli Gjyqësor, në seancën e fundit, të mbajtur më 30 shtator 2026, e ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Gjoko Ristov.Kjo do të thotë se Ristov do ta marrë të plotë edhe pagën e shtatorit, pa asnjë zbritje, edhe pse ndodhet në paraburgim që nga 18 janari 2026, është i akuzuar dhe nuk shkon në punë. Deri tani, Ristov ishte vetëm i pezulluar dhe i larguar nga vendi i punës, por nuk ishte shkarkuar nga detyra e gjyqtarit.Ndërkohë, bashkëshortja e Ristovit të akuzuar, në profilin e saj në Facebook, duke thënë se vendimi i Këshillit Gjyqësor për bashkëshortin e saj nuk e kishte befasuar dhe akuzoi se ai ishte shkarkuar nën presionin e pretenduar ndaj anëtarëve të Këshillit.Procesi gjyqësor kundër këtij gjyqtari, në shtëpinë familjare të të cilit në Negotinë Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion gjeti të fshehura në mur 350.000 euro të padeklaruara, filloi më 28 maj në Gjykatën Penale të Shkupit dhe ende është në fazën e procedurës së provave.Shuma e madhe e eurove në kartëmonedha të mëdha në shtëpinë familjare të Ristovëve u zbulua pasi më herët ishte kapur avokati Fehmi Stafa duke marrë 50.000 euro, për të cilat gjatë hetimit kishte deklaruar se ishin për Ristovin.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…