Foto: TelegrafiIz objave izvora
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ka reaguar publikisht pas zhvillimeve të fundit që lidhen me cenimin e privatësisë së saj, duke ndarë një mesazh të ndjerë për dhimbjen që po përjeton dhe për gjykimet me të cilat është përballur.Në reagimin e saj, artistja theksoi se, pas një jete të tërë në skenë duke ndarë artin me publikun, është veçanërisht e rëndë të shohësh jetën private të kthehet në spektakël. Ajo u shpreh se kjo situatë e ka lënduar, ndërsa pasojat, sipas saj, kanë prekur edhe familjen e saj.Megjithatë, Eli Fara nënvizoi se nuk ka arsye të ndihet e turpëruar për një cenim të tillë të privatësisë. Sipas këngëtares, përgjegjësia dhe turpi u takojnë atyre që filmojnë, publikojnë apo shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e personit të përfshirë.Artistja ngriti gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si shoqëria shpesh i trajton gratë që bëhen viktima të shkeljeve të tilla, duke ua ngarkuar atyre turpin për veprime që janë kryer kundër tyre. Ajo rikujtoi se të qenit personazh publik nuk ia heq askujt të drejtën për privatësi dhe dinjitet.Eli Fara bëri të ditur se çështjen do t’ia besojë drejtësisë për trajtim ligjor. Njëkohësisht, ajo iu drejtua publikut me thirrjen që të ndalet shpërndarja e mëtejshme e materialeve private dhe që njerëzit të tregojnë më shumë njerëzillëk përpara se të gjykojnë.Në fund të mesazhit, këngëtarja falënderoi familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë, qoftë përmes mbështetjes publike apo asaj private.Ajo theksoi se dashuria dhe mirëkuptimi i tyre i japin forcë për të përballuar këtë situatë, duke u shprehur e vendosur të marrë kohën e nevojshme dhe të vazhdojë përpara me dinjitet, “me kokën lart”. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Eli Fara (@elifaramari)
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.