Telegrafi zvicerTani edhe më afër diasporës – Telegrafi lansoi edicionin e ri në Zvicër, detajet nga eventi në Cyrih
2 min čitanja
Telegrafi zvicer
Tani edhe më afër diasporës – Telegrafi lansoi edicionin e ri në Zvicër, detajet nga eventi në Cyrih
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Telegrafi tashmë ka zgjeruar praninë e tij në Zvicër me lansimin e edicionit të ri Telegrafi Diasporë, në një ngjarje të mbajtur të premten në mbrëmje në Cyrih, ku morën pjesë përfaqësues nga media, kultura, biznesi dhe komuniteti shqiptar.Projekti vjen pas nisjes së pranisë së Telegrafit në Zvicër në maj të këtij viti, në bashkëpunim me Plan B Creative, ndërsa tash synon të krijojë një hapësirë të dedikuar për shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe në vende të tjera të Evropës.Telegrafi Diasporë do të fokusohet në historitë e bashkatdhetarëve, arritjet profesionale, sfidat e jetës në mërgim, aktivitetet e komunitetit, si dhe në zhvillimet që prekin drejtpërdrejt diasporën shqiptare. Ridvan Murati, drejtues i Plan B Creative dhe partner strategjik i projektit, tha se një nga synimet kryesore është dokumentimi i historive të shqiptarëve që kanë ndërtuar jetën e tyre në Zvicër, por edhe krijimi i më shumë përmbajtjeve në gjuhën shqipe për brezat e rinj. CEO i Telegrafit, Gentian Lluka, bëri të ditur se platforma synon të zgjerohet edhe me përmbajtje në gjuhën gjermane dhe në gjuhë të tjera të vendeve ku jetojnë shqiptarët. Ai theksoi se Telegrafi numëron rreth 300 mijë lexues aktivë në vit vetëm në Zvicër.Enver Robelli, autor dhe konsulent i përmbajtjes në Telegrafi Diasporë, foli për rëndësinë e gazetarisë së bazuar në fakte dhe rolin e medias në trajtimin e çështjeve politike e shoqërore që prekin komunitetet e huaja në Evropë. Në këtë ngjarje foli edhe kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu, i cili theksoi se zgjerimi në Zvicër përkon me 20-vjetorin e themelimit të Telegrafit dhe shënon një hap të ri në raportin me diasporën shqiptare. Nga Prishtina në Zvicër, rrëfimi i Shqipe Sylejmanit për identitetin, letërsinë dhe rrënjët shqiptare “Telegrafi këtë vit feston 20-vjetorin dhe deri më tani kemi qenë zëri i diasporës nga Prishtina. Prej sot e tutje do të jemi zëri i diasporës nga Zvicra. Do të jemi zëri i diasporës për të gjitha temat”, ka deklaruar Hajrullahu
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.