Skip to comments
Događaj u razvoju
Mitrovica lokale

Peci: Pas 27 vitesh u zbardh fati i Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe Salih Mëziut

Në Mitrovicë është mbajtur një mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit, intelektualit dhe kontribuuesit të çështjes kombëtare, Adem Beqiri.Përmes një postimi, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka kujtuar Adem Beqirin, Idriz Rrecajn dhe Salih Mëziun, të cilët, sipas tij, janë gjetur pas 27 vitesh në një varrezë masive.Peci ka shkruar se për tri familje, pas vitesh dhimbjeje, pritjeje dhe kërkimi për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ankthi ka marrë fund.Ai e ka përshkruar Beqirin si atdhetar, aktivist, humanist dhe veprimtar, duke theksuar kontributin e tij dhe të familjes së tij në çështjen kombëtare.Në mbledhjen komemorative është kujtuar edhe Idriz Rrecaj nga Llausha e Drenicës, për të cilin Peci ka thënë se ishte intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare.Po ashtu, është përkujtuar Salih Mëziu nga Marina e Skenderajt, i cili, sipas Pecit, është gjetur në të njëjtën varrezë masive, ndërsa dy vëllezërit e tij vazhdojnë të jenë të zhdukur.“LAVDI jetës dhe veprës së Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe Salih Mëziut!”, ka shkruar Peci.Në fund, ai ka shprehur shpresën që sa më shpejt të zbardhet edhe fati i 20 personave të tjerë. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Peci: Pas 27 vitesh u zbardh fati i Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe Salih MëziutFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Në Mitrovicë është mbajtur një mbledhje komemorative kushtuar veprimtarit, intelektualit dhe kontribuuesit të çështjes kombëtare, Adem Beqiri.Përmes një postimi, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka kujtuar Adem Beqirin, Idriz Rrecajn dhe Salih Mëziun, të cilët, sipas tij, janë gjetur pas 27 vitesh në një varrezë masive.Peci ka shkruar se për tri familje, pas vitesh dhimbjeje, pritjeje dhe kërkimi për fatin e të afërmve të tyre të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ankthi ka marrë fund.Ai e ka përshkruar Beqirin si atdhetar, aktivist, humanist dhe veprimtar, duke theksuar kontributin e tij dhe të familjes së tij në çështjen kombëtare.Në mbledhjen komemorative është kujtuar edhe Idriz Rrecaj nga Llausha e Drenicës, për të cilin Peci ka thënë se ishte intelektual dhe veprimtar i çështjes kombëtare.Po ashtu, është përkujtuar Salih Mëziu nga Marina e Skenderajt, i cili, sipas Pecit, është gjetur në të njëjtën varrezë masive, ndërsa dy vëllezërit e tij vazhdojnë të jenë të zhdukur.“LAVDI jetës dhe veprës së Adem Beqirit, Idriz Rrecajt dhe Salih Mëziut!”, ka shkruar Peci.Në fund, ai ka shprehur shpresën që sa më shpejt të zbardhet edhe fati i 20 personave të tjerë. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...