Rruga “Drel Nika”, e cila lidh fshatrat Drelaj dhe Malaj të Rugovës dhe është rreth gjashtë kilometra e gjatë, vazhdon të mbetet e paasfaltuar. Banori i kësaj zone, Besnik Lajçi, thotë se për rregullimin dhe asfaltimin e rrugës u është drejtuar institucioneve për rreth 12 vjet, por sipas tij, deri më tani nuk ka pasur zgjidhje konkrete. “Problemi kryesor është rruga. Rrugën e ka blloku Gazmend Muhaxheri, që shumë vite na premton që do ta asfalton. Ka qenë rruga e parë në Rugovë që është hapur. Me vetëfinancim e kam hapur rrugën mbi gjashtë kilometra”, ka thënë Lajçi. Ai ka theksuar se përgjatë kësaj rruge ndodhen disa objekte dhe pika me rëndësi për zonën. “Këtu janë tetë shtëpia të gurit, është restorant, është muze, është amfiteatri dhe ky objekt është objekt i cili do të bëhet një lloj sanatoriumi për ata njerëz që kanë probleme me frymëmarrje, me astmë dhe me stres”, ka deklaruar ai. Lajçi ka ngritur edhe pretendime lidhur me hapjen e një segmenti tjetër të rrugës. “Këta zotnitë e komunës dojnë me hapë një rrugë 200 metra, rrugë të re, pa nevojë, në pronën e një personi, kur në emër të atyre 200 metrave këta dojnë me përfitu gjashtë kilometra, të cilët me përvetësu, domethënë me thanë që na i kemi hapë gjashtë kilometra rrugën. Kjo domethënë është hajni, është korrupsion”, ka thënë Lajçi. Banori i Rugovës kërkon asfaltimin e rrugës “Ndrel Nika”, thotë se po e kërkon prej 12 vitesh Sipas tij, kjo rrugë është e rëndësishme edhe për banorët e Malajt, të cilin e përshkruan si fshat të izoluar. “Kjo rrugë i lidh dy fshatrat, fshatin Drelaj dhe fshatin Malaj.Fshati Malaj është një fshat i izolum, i cili s’ka kurrfarë lidhje me fshatrat e tjerë, kështu që unë e kam lidhë fshatin Malaj”, ka deklaruar ai. Lajçi ka kritikuar edhe gjendjen e rrugës së re që, sipas tij, është hapur në Malaj. “Rruga e re që kanë çelë para disa vite në fshatin Malaj, ajo rrugë është e vdekjes. Kur të bjen shi, bie një borë, aty ma s’kalon kush, kurse kjo rrugë është rrugë që e rreh rrezja e d
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
