PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
GjermaniaIsh-kancelari gjerman punësohet në Rusi
2 min čitanja
Gjermania

Ish-kancelari gjerman punësohet në Rusi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder është emëruar në bordin mbikëqyrës të Hyperglobus, kompanisë që operon në Rusi me zinxhirin e supermarketeve Globus. Ai do të angazhohet në zhvillimin strategjik dhe drejtimin e përgjithshëm të biznesit.Hyperglobus u shkëput nga kompania gjermane Globus Holding në vitin 2025 dhe tashmë operon në mënyrë të pavarur në Rusi, megjithëse vazhdon të përdorë markën Globus. Kompania ka 22 dyqane në tetë rajone ruse.Pronari i Hyperglobus, Thomas Bruch, e cilësoi Schröderin si një shtesë të rëndësishme në bord, duke përmendur përvojën e tij shumëvjeçare në çështjet politike dhe ekonomike të Rusisë, shkruan moscow times. Sipas tij, ish-kancelari do të ndihmojë kompaninë të ruajë një qasje të orientuar drejt dialogut dhe të gjejë zgjidhje konstruktive në kushtet aktuale.Schröder, i cili ishte kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005, ka mbajtur prej vitesh marrëdhënie të afërta me presidentin rus Vladimir Putin. Pas largimit nga politika, ai mori poste drejtuese në kompani të lidhura me sektorin energjetik rus, përfshirë Rosneft dhe projektin Nord Stream.Vetë Schröder ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë, veçanërisht në sektorin ushqimor.Emërimi i tij vjen në një periudhë kur Moska po vendos nën administrim të përkohshëm shtetëror asetet e disa kompanive të huaja. Vetëm pak ditë para emërimit të Schröderit, Rusia vendosi nën administrim të përkohshëm asetet ruse të gjigantit gjerman Metro.Në maj të këtij viti, Putin e kishte përmendur Schröderin si personin me të cilin do të preferonte të zhvillonte negociata nga pala evropiane. Bashkimi Evropian e kishte kundërshtuar këtë ide. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder është emëruar në bordin mbikëqyrës të Hyperglobus, kompanisë që operon në Rusi me zinxhirin e supermarketeve Globus. Ai do të angazhohet në zhvillimin strategjik dhe drejtimin e përgjithshëm të biznesit.Hyperglobus u shkëput nga kompania gjermane Globus Holding në vitin 2025 dhe tashmë operon në mënyrë të pavarur në Rusi, megjithëse vazhdon të përdorë markën Globus. Kompania ka 22 dyqane në tetë rajone ruse.Pronari i Hyperglobus, Thomas Bruch, e cilësoi Schröderin si një shtesë të rëndësishme në bord, duke përmendur përvojën e tij shumëvjeçare në çështjet politike dhe ekonomike të Rusisë, shkruan moscow times. Sipas tij, ish-kancelari do të ndihmojë kompaninë të ruajë një qasje të orientuar drejt dialogut dhe të gjejë zgjidhje konstruktive në kushtet aktuale.Schröder, i cili ishte kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005, ka mbajtur prej vitesh marrëdhënie të afërta me presidentin rus Vladimir Putin. Pas largimit nga politika, ai mori poste drejtuese në kompani të lidhura me sektorin energjetik rus, përfshirë Rosneft dhe projektin Nord Stream.Vetë Schröder ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë, veçanërisht në sektorin ushqimor.Emërimi i tij vjen në një periudhë kur Moska po vendos nën administrim të përkohshëm shtetëror asetet e disa kompanive të huaja. Vetëm pak ditë para emërimit të Schröderit, Rusia vendosi nën administrim të përkohshëm asetet ruse të gjigantit gjerman Metro.Në maj të këtij viti, Putin e kishte përmendur Schröderin si personin me të cilin do të preferonte të zhvillonte negociata nga pala evropiane. Bashkimi Evropian e kishte kundërshtuar këtë ide. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…