PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Fabrizio ravanelli“Ka cilësi të jashtëzakonshme”, legjenda e Juventusit thotë se Zhegrova duhet të trajtohet ndryshe
2 min čitanja
Fabrizio ravanelli

“Ka cilësi të jashtëzakonshme”, legjenda e Juventusit thotë se Zhegrova duhet të trajtohet ndryshe

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke theksuar se talenti kosovar duhet të ketë më shumë liri në lojën e tij dhe të tolerohet për rreziqet që merr në fushë.Ish-sulmuesi i njohur italian, Fabrizio Ravanelli, ka folur për Zhegrovën në podcastin e Tuttosport në YouTube, ku ka ndarë edhe bisedat që ka pasur me trajnerin Luciano Spalletti rreth mënyrës së përdorimit të futbollistit kosovar.Ravanelli, i cili e njeh nga afër trajnerin italian, ka theksuar se Zhegrova është një futbollist që duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë, sidomos për shkak të cilësive të tij individuale dhe dëshirës për të qenë vendimtar. “Gjithmonë kam qenë i dashuruar me Zhegrovën. E kam gjetur veten duke diskutuar përdorimin e tij me Spallettin shumë herë”, ka thënë fillimisht Ravanelli.“E njoh mirë trajnerin dhe e di që është paksa i ashpër me djemtë e tij, në një kuptim pozitiv. Por ky është një lojtar që në momente të caktuara duhet të lihet më i qetë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një forcë që duhet t'i bëjë të gjithë ta falin kur, herë pas here, bën gabime ose nuk angazhohet në mbrojtje”. Edon Zhegrova zbulon arsyet pse qëndroi te Juventusi Ish-sulmuesi i Juventusit ka argumentuar se gabimet e Zhegrovës janë pjesë e mënyrës së tij të lojës, pasi futbollisti kosovar kërkon vazhdimisht të krijojë diçka dhe të bëhet vendimtar për ekipin.“Nëse Zhegrova humbet disa topa, kjo ndodh sepse ai vazhdimisht rrezikon lojën. Ai dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh kaq shumë lojtarë që e marrin topin dhe e luajnë mbrapsht. Mund të luaja edhe unë në moshën 58 vjeç kështu”, përfundoi legjenda e Juventusit. Fjalët e Ravanellit vijnë në një moment kur diskutimet rreth rolit dhe mënyrës së përdorimit të Zhegrovës vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërsa italiani ka bërë të qartë se, sipas tij, cilësitë e veçanta të kosovarit kërkojnë edhe një qasje më tolerante ndaj rreziqeve që ai merr gjatë ndeshjeve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur me superlativa për Edon Zhegrovën, duke theksuar se talenti kosovar duhet të ketë më shumë liri në lojën e tij dhe të tolerohet për rreziqet që merr në fushë.Ish-sulmuesi i njohur italian, Fabrizio Ravanelli, ka folur për Zhegrovën në podcastin e Tuttosport në YouTube, ku ka ndarë edhe bisedat që ka pasur me trajnerin Luciano Spalletti rreth mënyrës së përdorimit të futbollistit kosovar.Ravanelli, i cili e njeh nga afër trajnerin italian, ka theksuar se Zhegrova është një futbollist që duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë, sidomos për shkak të cilësive të tij individuale dhe dëshirës për të qenë vendimtar. “Gjithmonë kam qenë i dashuruar me Zhegrovën. E kam gjetur veten duke diskutuar përdorimin e tij me Spallettin shumë herë”, ka thënë fillimisht Ravanelli.“E njoh mirë trajnerin dhe e di që është paksa i ashpër me djemtë e tij, në një kuptim pozitiv. Por ky është një lojtar që në momente të caktuara duhet të lihet më i qetë. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe një forcë që duhet t'i bëjë të gjithë ta falin kur, herë pas here, bën gabime ose nuk angazhohet në mbrojtje”. Edon Zhegrova zbulon arsyet pse qëndroi te Juventusi Ish-sulmuesi i Juventusit ka argumentuar se gabimet e Zhegrovës janë pjesë e mënyrës së tij të lojës, pasi futbollisti kosovar kërkon vazhdimisht të krijojë diçka dhe të bëhet vendimtar për ekipin.“Nëse Zhegrova humbet disa topa, kjo ndodh sepse ai vazhdimisht rrezikon lojën. Ai dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh kaq shumë lojtarë që e marrin topin dhe e luajnë mbrapsht. Mund të luaja edhe unë në moshën 58 vjeç kështu”, përfundoi legjenda e Juventusit. Fjalët e Ravanellit vijnë në një moment kur diskutimet rreth rolit dhe mënyrës së përdorimit të Zhegrovës vazhdojnë të jenë të pranishme, ndërsa italiani ka bërë të qartë se, sipas tij, cilësitë e veçanta të kosovarit kërkojnë edhe një qasje më tolerante ndaj rreziqeve që ai merr gjatë ndeshjeve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…