PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
KmshkMentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i KMShK-së
1 min čitanja
Kmshk

Mentor Gjergjaj zgjidhet kryetar i KMShK-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mentor Gjergjaj, kryeredaktor dhe bashkëthemelues i mediumit online Reporteri.net, është zgjedhur kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).Krahas angazhimit si kryeredaktor i mediumit, nga tetori 2023 deri në shkurt 2024 Gjergjaj ka qenë menaxher i projektit “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial”, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë nëpërmjet grantit për media të pavarura dhe i zbatuar nga “Reporteri” (R Media L.L.C.).Gjergjaj ka qenë anëtar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).Po ashtu, ai ka punuar si gazetar në Gazetën Express, ku ka mbuluar kryesisht fushat e sigurisë dhe drejtësisë, si dhe ka realizuar raportime dhe hulumtime mbi ekstremizmin fetar në Kosovë.Në vitin 2018 Gjergjaj ka marrë pjesë në programin International Visitor Leadership Program (IVLP) të Departamentit Amerikan të Shtetit, me temën “Reporting on Religion”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po atë vit ka marrë pjesë edhe në seminarin “Journalism and Review of Judicial Processes” të organizuar nga Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Akademinë Ndërkombëtare të Parimeve të Nurembergut, në Nuremberg të Gjermanisë. Si kryetar i KMShK-së, mandati i tij është njëvjeçar.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mentor Gjergjaj, kryeredaktor dhe bashkëthemelues i mediumit online Reporteri.net, është zgjedhur kryetar i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK).Krahas angazhimit si kryeredaktor i mediumit, nga tetori 2023 deri në shkurt 2024 Gjergjaj ka qenë menaxher i projektit “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes edukimit medial”, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë nëpërmjet grantit për media të pavarura dhe i zbatuar nga “Reporteri” (R Media L.L.C.).Gjergjaj ka qenë anëtar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK).Po ashtu, ai ka punuar si gazetar në Gazetën Express, ku ka mbuluar kryesisht fushat e sigurisë dhe drejtësisë, si dhe ka realizuar raportime dhe hulumtime mbi ekstremizmin fetar në Kosovë.Në vitin 2018 Gjergjaj ka marrë pjesë në programin International Visitor Leadership Program (IVLP) të Departamentit Amerikan të Shtetit, me temën “Reporting on Religion”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po atë vit ka marrë pjesë edhe në seminarin “Journalism and Review of Judicial Processes” të organizuar nga Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar e Kosovës në Akademinë Ndërkombëtare të Parimeve të Nurembergut, në Nuremberg të Gjermanisë. Si kryetar i KMShK-së, mandati i tij është njëvjeçar.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…