PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Prishtina lokaleSveçla për pezullimin e kolegjiumit për lejet ndërtimore: Çdo leje kalonte nëpër duart e Përparim Ramës
2 min čitanja
Prishtina lokale

Sveçla për pezullimin e kolegjiumit për lejet ndërtimore: Çdo leje kalonte nëpër duart e Përparim Ramës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për themelimin e kolegjiumit që trajton aplikimet për leje ndërtimore.Sveçla e ka cilësuar vendimin e gjykatës si “lajm shumë të mirë”, ndërsa ka rikujtuar kundërshtimet e tij dhe të grupit të asamblistëve të LVV-së ndaj këtij mekanizmi.“Lajm shumë i mirë vendimi i Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit të Përparim Ramës për themelimin e kolegjiumit që trajton aplikimet për leje ndërtimore”, ka shkruar Sveçla.Sipas tij, një kolegjium i ngjashëm ishte themeluar edhe gjatë mandatit të kaluar dhe, sipas pretendimit të tij, kishte funksionuar si organ paralel ndaj Drejtorisë së Urbanizmit.“Kujtojmë se një kolegjium i tillë ishte themeluar edhe në mandatin e kaluar dhe kishte shërbyer si organ paralel ndaj Drejtorisë së Urbanizmit”, ka deklaruar ai.Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës se përmes këtij kolegjiumi synohej që procesi i lejeve ndërtimore të kalonte përmes tij dhe personave të afërt me të.“Ky kolegjium ka vetëm një qëllim: çdo leje ndërtimore të kalojë nëpër duart e Përparim Ramës dhe njerëzve të tij të afërt”, ka shkruar Sveçla.Ai ka pretenduar gjithashtu se pjesë e këtij kolegjiumi ka qenë edhe shefi i kabinetit të kryetarit, ndërsa në shumicën e rasteve, sipas tij, edhe vetë Rama ka marrë pjesë si “ekspert i jashtëm”.“Prej ditës kur është bërë publik ky organ, e kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar zhbërjen e tij”, ka përfunduar Sveçla. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për themelimin e kolegjiumit që trajton aplikimet për leje ndërtimore.Sveçla e ka cilësuar vendimin e gjykatës si “lajm shumë të mirë”, ndërsa ka rikujtuar kundërshtimet e tij dhe të grupit të asamblistëve të LVV-së ndaj këtij mekanizmi.“Lajm shumë i mirë vendimi i Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit të Përparim Ramës për themelimin e kolegjiumit që trajton aplikimet për leje ndërtimore”, ka shkruar Sveçla.Sipas tij, një kolegjium i ngjashëm ishte themeluar edhe gjatë mandatit të kaluar dhe, sipas pretendimit të tij, kishte funksionuar si organ paralel ndaj Drejtorisë së Urbanizmit.“Kujtojmë se një kolegjium i tillë ishte themeluar edhe në mandatin e kaluar dhe kishte shërbyer si organ paralel ndaj Drejtorisë së Urbanizmit”, ka deklaruar ai.Sveçla ka akuzuar kryetarin e Prishtinës se përmes këtij kolegjiumi synohej që procesi i lejeve ndërtimore të kalonte përmes tij dhe personave të afërt me të.“Ky kolegjium ka vetëm një qëllim: çdo leje ndërtimore të kalojë nëpër duart e Përparim Ramës dhe njerëzve të tij të afërt”, ka shkruar Sveçla.Ai ka pretenduar gjithashtu se pjesë e këtij kolegjiumi ka qenë edhe shefi i kabinetit të kryetarit, ndërsa në shumicën e rasteve, sipas tij, edhe vetë Rama ka marrë pjesë si “ekspert i jashtëm”.“Prej ditës kur është bërë publik ky organ, e kemi kundërshtuar dhe kemi kërkuar zhbërjen e tij”, ka përfunduar Sveçla. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…