Skip to comments
Događaj u razvoju
Zinedine zidane

Zidane i zhgënjyer me barazimin ndaj Italisë

Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, këmbëngul se “Les Blues” “meritonin më shumë” në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Italisë në kuadër të Ligës së Kombeve.Franca barazoi me Italinë 1-1 në Saint-Denis në Paris të premten në mbrëmje. Michael Olise shënoi golin e parë pas një goditje dënimi fantastike në pjesën e dytë, por Alessandro Bastoni barazoi rezultatin vetëm 13 minuta më vonë.“Jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë. Patëm raste për ta shkatërruar ndeshjen, por nuk e bëmë. Ndonjëherë kështu është futbolli", ka thënë fillimisht Zidane për Rai Sport pas ndeshjes. Kjo ndeshje ishte debutimi i Zidane në shtëpi si trajner i Francës, pasi “Les Bleus” kishin luajtur jashtë fushe dy ndeshjet e para të grupeve të Ligës së Kombeve."Ishte emocionuese. Ne donim t'i jepnim gëzim stadiumit dhe të gjithë kombit, por nuk shkoi kështu".“Italia luajti lojën e saj. Nëse ke një shans për të shënuar, duhet ta bësh, sepse përndryshe këto gjëra mund të ndodhin. Jam i kënaqur me atë që bëmë. Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër”.“Kjo është Italia; ata mund të kenë një ndeshje të keqe ndonjëherë, por edhe një të mirë. Ata fituan në Turqi dhe sonte luajtën lojën e tyre. Ata u mbrojtën mirë dhe kur sulmojnë, gjithmonë mund të shënojnë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Zidane i zhgënjyer me barazimin ndaj ItalisëFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...