PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mitrovica lokalePas aktgjykimit Pacolli–Peci, prishet koalicioni AKR–Guxo në Mitrovicë, shkarkohet drejtori Gani Rrustemi
2 min čitanja
Mitrovica lokale

Pas aktgjykimit Pacolli–Peci, prishet koalicioni AKR–Guxo në Mitrovicë, shkarkohet drejtori Gani Rrustemi

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Koalicioni ndërmjet Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Guxo në Komunën e Mitrovicës së Jugut është ndërprerë pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e padisë së Behgjet Pacollit ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.Pak orë pas aktgjykimit, kryetari Faton Peci ka ndërprerë bashkëpunimin me AKR-në, ndërsa nga pozita e drejtorit për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane është liruar Gani Rrustemi, i cili ishte emëruar në këtë detyrë më 11 shkurt 2026, në kuadër të marrëveshjes së koalicionit.Rrustemi ka deklaruar për KosovaPress se është njoftuar për shkarkimin gjatë orarit të punës. Sipas tij, vendimi i është komunikuar si pasojë e prishjes së koalicionit me AKR-në.“Arsyetimi është se një mospajtim e ka Fatoni me ish-presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin, që unë nuk di më shumë detaje për atë rast. Edhe me prishjen e koalicionit ka qenë një votë e jona e kryetarit të AKR-së në Mitrovicë, Gjergjit. Pasiqë është prishur koalicioni, unë si drejtor më larguan si pjesë e koalicionit të AKR-së”, ka deklaruar Rrustemi.Ai ka thënë se shkarkimi nuk lidhet me performancën e tij në detyrë dhe se nuk planifikon ta kontestojë vendimin në gjykatë.“Kam qenë drejtori më i suksesshëm në gjashtëmujorin e parë”, ka deklaruar Rrustemi, duke shtuar se gjatë periudhës së tij në detyrë, sipas tij, ishte realizuar rreth 95 për qind e planit të punës.Gjykata: Peci duhet t’i paguajë Pacollit 3 mijë euroNë rastin gjyqësor ndërmjet Behgjet Pacollit dhe Faton Pecit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur pjesërisht në favor të Pacollit në padinë për kompensim dëmi për shkak të shpifjes dhe fyerjes.Sipas gjykatës, kërkesëpadia është aprovuar pjesërisht si e bazuar, ndërsa Faton Peci është obliguar të paguajë 1 mijë e 500 euro për dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe 1 mijë e 500 euro për dëmin e shkaktuar nga fyerja.Peci është obliguar gjithashtu të paguajë 1 mijë e 716 euro në emër të shpenzimeve të procedurës kontestimore. Shumat, sipas gjyka

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Koalicioni ndërmjet Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Guxo në Komunën e Mitrovicës së Jugut është ndërprerë pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e padisë së Behgjet Pacollit ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.Pak orë pas aktgjykimit, kryetari Faton Peci ka ndërprerë bashkëpunimin me AKR-në, ndërsa nga pozita e drejtorit për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane është liruar Gani Rrustemi, i cili ishte emëruar në këtë detyrë më 11 shkurt 2026, në kuadër të marrëveshjes së koalicionit.Rrustemi ka deklaruar për KosovaPress se është njoftuar për shkarkimin gjatë orarit të punës. Sipas tij, vendimi i është komunikuar si pasojë e prishjes së koalicionit me AKR-në.“Arsyetimi është se një mospajtim e ka Fatoni me ish-presidentin e AKR-së, Behgjet Pacollin, që unë nuk di më shumë detaje për atë rast. Edhe me prishjen e koalicionit ka qenë një votë e jona e kryetarit të AKR-së në Mitrovicë, Gjergjit. Pasiqë është prishur koalicioni, unë si drejtor më larguan si pjesë e koalicionit të AKR-së”, ka deklaruar Rrustemi.Ai ka thënë se shkarkimi nuk lidhet me performancën e tij në detyrë dhe se nuk planifikon ta kontestojë vendimin në gjykatë.“Kam qenë drejtori më i suksesshëm në gjashtëmujorin e parë”, ka deklaruar Rrustemi, duke shtuar se gjatë periudhës së tij në detyrë, sipas tij, ishte realizuar rreth 95 për qind e planit të punës.Gjykata: Peci duhet t’i paguajë Pacollit 3 mijë euroNë rastin gjyqësor ndërmjet Behgjet Pacollit dhe Faton Pecit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur pjesërisht në favor të Pacollit në padinë për kompensim dëmi për shkak të shpifjes dhe fyerjes.Sipas gjykatës, kërkesëpadia është aprovuar pjesërisht si e bazuar, ndërsa Faton Peci është obliguar të paguajë 1 mijë e 500 euro për dëmin jomaterial të shkaktuar nga shpifja dhe 1 mijë e 500 euro për dëmin e shkaktuar nga fyerja.Peci është obliguar gjithashtu të paguajë 1 mijë e 716 euro në emër të shpenzimeve të procedurës kontestimore. Shumat, sipas gjyka

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…