Luka mishetiqAvokati Mishetiq publikon deklaratën e Vuçiqit dhe kërkon përgjigje: Si e dinte Macroni 6 ditë më herët se Thaçi do dënohej
1 min čitanja
Luka mishetiq
Avokati Mishetiq publikon deklaratën e Vuçiqit dhe kërkon përgjigje: Si e dinte Macroni 6 ditë më herët se Thaçi do dënohej
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka shpërndarë një video të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në të cilën ai deklaronte se kishte marrë informacione nga një lider evropian dhe botëror se Thaçi do të dënohej rëndë nga Gjykata Speciale.Përmes një postimi në X, Mishetiq ka ngritur pikëpyetje se si presidenti francez, Emmanuel Macron, mund ta kishte ditur rezultatin e gjykimit disa ditë para se ai të shpallej dhe pse kishte diskutuar për këtë çështje me Vuçiqin. Vuçiq pretendon se ka informacione për vendimin e Speciales: Thaçi lirohet nga akuzat për krime ndaj serbëve “Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris ku, sipas Vuçiqit në videon më poshtë, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’”, ka shkruar Mishetiq.“Si e dinte Macroni rezultatin e gjykimit të paktën gjashtë ditë më herët dhe pse Macroni ka folur me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten pa përgjigje”, ka shtuar ai.Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, nën akuzat për krime lufte. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.