Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka kërkuar sot mbajtjen e një seance plenare lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.Deputetja e PDK-së në një postim në Facebook shkruan se dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm. Qeveria i jep dritën jeshile ndryshimeve në Ligjin për Specialen Lexoni të plotë postimin e Musliu-Shoshit Kosova duhet të flasë dhe të veprojë me një zë.Dërgimi nga Qeveria në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara është një hap i rëndësishëm. Tani është radha e Kuvendit.Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve.Paralelisht, Kosovës i duhet një strategji e koordinuar juridike dhe diplomatike, me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe për mbrojtjen e së vërtetës për luftën çlirimtare të UÇK-së.Nëse vendi shkon në zgjedhje pa e përfunduar këtë proces, rrezikojmë ta pamundësojmë mbështetjen institucionale që ua kemi borxh çlirimtarëve, gjakut të derdhur dhe ëndrrës sonë për liri.Kjo çështje është mbi partitë dhe mbi kalkulimet politike.Këtu nuk ka pozitë e opozitë. Ka interes shtetëror. /Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.