Gjilani lokaleNga 5 tetori nisin punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Gjilan–Prishtinë
1 min čitanja
Gjilani lokale
Nga 5 tetori nisin punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës Gjilan–Prishtinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se nga 5 tetori do të nisin punimet në segmentin e hyrjes së rrugës Gjilan–Prishtinë, në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe zgjerimi i rrugës N25.2, segmenti Bresalc–Gjilan (Hyrja Gjilan)”.Sipas njoftimit, punimet pritet të zgjasin rreth dy muaj, ndërsa kohëzgjatja mund të ndryshojë varësisht nga dinamika e realizimit të projektit.Gjatë kësaj periudhe do të ketë kufizime në qarkullim, si dhe në qasjen e banorëve dhe bizneseve në këtë zonë.Për të shmangur pengesat në komunikacion, qytetarëve u është rekomanduar të përdorin rrugët alternative “Pajazit Ahmeti”, në drejtim të rrethit “28 Nëntori”, si dhe rrugën “15 Qershori”, në drejtim të rrugëve “Haki Myderizi” dhe “NATO 99”.Nga Komuna e Gjilanit kanë kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë zhvillimit të punimeve, duke i bërë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm dhe udhëzimet e vendosura në terren. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.