Diana bergShkova të blija perde gjatë një sulmi ajror në Kiev - jo sepse jam “qëndrestare”
2 min čitanja
Diana berg
Shkova të blija perde gjatë një sulmi ajror në Kiev - jo sepse jam “qëndrestare”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nuk mund të mbështetemi tek e nesërmja, ndaj do të ishte e arsyeshme të zotëronim më pak gjëra. Megjithatë, i bëjmë shtëpitë tona më të bukura, vetëm që të ngulitemi në të tashmen, këtu dhe tani.Nga: Diana Berg, artiste, shkrimtare dhe menaxhere kulturore ukrainase nga Mariupoli dhe themeluese e Platform TU / The Guardian Përkthimi: Telegrafi.comQëndroja para një dere të kyçur bodrumi në një ndërtesë të lagjes sonë, duke qeshur, teksa mbrojtja ajrore ukrainase rrëzonte dronë direkt mbi mua. Kisha vrapuar në ndërtesën e parë të banimit të cilën mund ta arrija dhe madje ia bëra një fotografi derës së kyçur - një strehimore, dhe strehimore e kyçur - sepse doja ta mbaja mend. Po shkoja të blija perde.Nuk kontrollova nëse kishte alarm para se të largohesha nga shtëpia. Thjesht isha nisur për në dyqan, 20 minuta larg në këmbë përmes lagjes sonë të banimit. Por, diku gjatë rrugës, gjërat filluan të shpërthenin në qiell mbi mua - dhe, papritur, po ecja nëpër një qytet nën sulm, sepse kisha vendosur që dritareve të mia u duheshin perdet e reja. Për çfarë dreqin po qeshja? Duhej të isha e tmerruar, dhe isha. Vetëm se ende i doja perdet dhe absurditeti ishte qesharak.Dyqani i perdeve ishte mbyllur për shkak të sulmit - ky zinxhir ndërkombëtar, siç doli, mbyllet kur bien sirenat, ndryshe nga shumë dyqane në pronësi të ukrainasve. Kështu që u ktheva të nesërmen dhe i bleva. Janë më të mira se të vjetrat dhe i mbulojnë dritaret siç duhet. Vetëm pasi i vara e kuptova se ato gjithashtu më lejonin të shihja, prej divanit tim, më pak gjëra nga lufta: shkreptimat e mbrojtjes ajrore, tymin, çfarëdo që po ndodhte jashtë. Nuk e kisha bërë luftën më të sigurt. Vetëm e kisha bërë pak më të vështirë për t’u parë.Kam qenë larg Kievit për një muaj dhe, teksa mungoja, ritmi i luftës, me të cilin kam jetuar prej vitesh, kishte ndryshuar: sulmet tani vinin gjatë ditës, alarmet mund të përpinin gjysmën e saj dhe shpërthimet, dronët dhe tymi ishin bërë pjesë e peizazhit zanor të ditës në një mënyr
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.