PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Peja lokaleShërbimet komunale drejt digjitalizimit, AKK organizon punëtori në Pejë
1 min čitanja
Peja lokale

Shërbimet komunale drejt digjitalizimit, AKK organizon punëtori në Pejë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se më 1 dhe 2 tetor në Pejë është organizuar punëtoria dyditore “Mbështetja e AKK-së dhe Komunave në avancimin e transparencës dhe digjitalizimit të shërbimeve”, me mbështetjen e OSBE-së, Misionit në Kosovë.Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave dhe institucioneve relevante, përfshirë AKK-në, MAPL-në, ASHI-në dhe OSBE-në. Diskutimet janë përqendruar në sfidat aktuale dhe hapat konkretë për ofrimin e shërbimeve publike më të qasshme, transparente dhe efikase për qytetarët.Një nga temat kryesore ka qenë gjendja e digjitalizimit të shërbimeve komunale, zhvillimet në platformën e-Kosova dhe mundësitë për integrimin e shërbimeve të reja elektronike në nivel lokal.Gjatë punëtorisë është prezantuar edhe Draft Model Strategjia Komunale për Komunikim, e përgatitur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ky dokument synon të shërbejë si kornizë që komunat mund ta përshtatin në përputhje me madhësinë, kapacitetet dhe nevojat e tyre.Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe funksionimi i uebfaqeve komunale, qasja e qytetarëve në dokumente publike dhe cilësia e informacionit që komunat u ofrojnë qytetarëve. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se më 1 dhe 2 tetor në Pejë është organizuar punëtoria dyditore “Mbështetja e AKK-së dhe Komunave në avancimin e transparencës dhe digjitalizimit të shërbimeve”, me mbështetjen e OSBE-së, Misionit në Kosovë.Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues të komunave dhe institucioneve relevante, përfshirë AKK-në, MAPL-në, ASHI-në dhe OSBE-në. Diskutimet janë përqendruar në sfidat aktuale dhe hapat konkretë për ofrimin e shërbimeve publike më të qasshme, transparente dhe efikase për qytetarët.Një nga temat kryesore ka qenë gjendja e digjitalizimit të shërbimeve komunale, zhvillimet në platformën e-Kosova dhe mundësitë për integrimin e shërbimeve të reja elektronike në nivel lokal.Gjatë punëtorisë është prezantuar edhe Draft Model Strategjia Komunale për Komunikim, e përgatitur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ky dokument synon të shërbejë si kornizë që komunat mund ta përshtatin në përputhje me madhësinë, kapacitetet dhe nevojat e tyre.Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe funksionimi i uebfaqeve komunale, qasja e qytetarëve në dokumente publike dhe cilësia e informacionit që komunat u ofrojnë qytetarëve. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…