Christa pikeDy doza të injeksionit vdekjeprurës nuk e vranë - detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të amerikanes
2 min čitanja
Christa pike
Dy doza të injeksionit vdekjeprurës nuk e vranë - detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të amerikanes
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Christa Pike, e dënuara me vdekje në Tennessee të SHBA-së, ndodhet në gjendje kritike, pa vetëdije dhe e lidhur me respirator, pasi i mbijetoi një përpjekjeje për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.Pike, 50 vjeçe, iu administruan dy doza të pentobarbitalit më 30 shtator, por ekzekutimi nuk përfundoi, shkruan bbc. Ajo u transportua me ambulancë në një spital në Nashville, ku mjekët po përpiqen ta stabilizojnë dhe të largojnë ilaçin nga organizmi i saj. Si i mbijetoi amerikanja injeksionit vdekjeprurës dhe çfarë ndodhi gjatë dy orëve në dhomën e ekzekutimit? Avokatët e saj kanë deklaruar në një kërkesë urgjente në gjykatë se të dy krahët e Pike ishin të enjtur, të djegur dhe me flluska pas administrimit të ilaçit. Sipas tyre, problemet me vendosjen e linjave intravenoze mund të kenë bërë që pentobarbitali të depërtonte në indet përreth, në vend se të hynte plotësisht në qarkullimin e gjakut.Dëshmitarët e ekzekutimit thanë se Pike vazhdonte të merrte frymë edhe pas dy dozave. Ata raportuan se ajo mund të dëgjohej duke qarë, duke marrë frymë me vështirësi dhe duke gërhitur. Avokatët e saj pretendojnë se ekipi i ekzekutimit nuk e kuptoi se linjat intravenoze nuk ishin vendosur siç duhet. E dënuara me vdekje i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, reagon Trump Departamenti i Korrigjimeve i Tennessee-së ka deklaruar se procedura u zhvillua sipas protokollit shtetëror. Guvernatori Bill Lee ka urdhëruar një hetim të pavarur dhe ka pezulluar ekzekutimet e tjera të planifikuara për pjesën e mbetur të vitit.Pike ishte dënuar me vdekje për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer në vitin 1995. Ajo ishte 18 vjeçe në kohën e krimit. Nëse ekzekutimi do të kishte përfunduar, Pike do të ishte gruaja e parë e ekzekutuar në Tennessee në më shumë se 200 vjet.Avokatët e Pike tani kërkojnë që të ruhen të gjitha provat lidhur me ekzekutimin dhe kanë bërë thirrje që dënimi me vdekje t'i zëvendësohet me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.