PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arta avdiuArta Avdiu zgjidhet drejtoreshë e TV-së, Rilind Gërvalla zëvendësdrejtor i RTK-së
2 min čitanja
Arta avdiu

Arta Avdiu zgjidhet drejtoreshë e TV-së, Rilind Gërvalla zëvendësdrejtor i RTK-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës emëroi Arta Avdiun në pozitën e drejtoreshës së kanalit televiziv në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe Rilind Gërvallën në pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale të Radiotelevizionit të Kosovës. Komunikata e Bordit të RTK-së:Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës sipas agjendës së përcaktuar në rend dite. Sot, me datë 2 tetor 2026, në mbledhjen e mbajtur të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, u trajtuan çështje me rëndësi për funksionimin dhe menaxhimin e RTK-së. Në kuadër të rendit të ditës, Bordi shqyrtoi rekomandimet e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së lidhur me pozitat për anëtarët e lartë të menaxhmentit të RTK-së.Pas shqyrtimit të rekomandimeve përkatëse, Bordi emëroi Arta Avdiun në pozitën e Drejtoreshës së Kanalit Televiziv në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe Rilind Gërvallën në pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale të Radiotelevizionit të Kosovës.Po ashtu, Bordi shqyrtoi çështjen lidhur me përbërjen e Komitetit të Auditimit të RTK-së dhe emëroi anëtarin e Bordit Flokart Aliun anëtar të brendshëm të Komitetit të Auditimit në RTK, si dhe shqyrtoi dokumentacionin lidhur me mjetet themelore jashtë përdorimit dhe miratoi propozimin për shitjen e tyre, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.Bordi i RTK-së vlerëson se plotësimi i pozitave të menaxhmentit të lartë është hap i rëndësishëm për forcimin e funksionimit profesional të transmetuesit publik dhe mbetet i përkushtuar për të mbështetur vazhdimin e procesit të kompletimit të strukturave drejtuese, si dhe për mbështetjen dhe mbikëqyrjen e menaxhmentit në përmbushjen e misionit të RTK-së.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës emëroi Arta Avdiun në pozitën e drejtoreshës së kanalit televiziv në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe Rilind Gërvallën në pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale të Radiotelevizionit të Kosovës. Komunikata e Bordit të RTK-së:Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës sipas agjendës së përcaktuar në rend dite. Sot, me datë 2 tetor 2026, në mbledhjen e mbajtur të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, u trajtuan çështje me rëndësi për funksionimin dhe menaxhimin e RTK-së. Në kuadër të rendit të ditës, Bordi shqyrtoi rekomandimet e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së lidhur me pozitat për anëtarët e lartë të menaxhmentit të RTK-së.Pas shqyrtimit të rekomandimeve përkatëse, Bordi emëroi Arta Avdiun në pozitën e Drejtoreshës së Kanalit Televiziv në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe Rilind Gërvallën në pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për çështje programore dhe editoriale të Radiotelevizionit të Kosovës.Po ashtu, Bordi shqyrtoi çështjen lidhur me përbërjen e Komitetit të Auditimit të RTK-së dhe emëroi anëtarin e Bordit Flokart Aliun anëtar të brendshëm të Komitetit të Auditimit në RTK, si dhe shqyrtoi dokumentacionin lidhur me mjetet themelore jashtë përdorimit dhe miratoi propozimin për shitjen e tyre, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.Bordi i RTK-së vlerëson se plotësimi i pozitave të menaxhmentit të lartë është hap i rëndësishëm për forcimin e funksionimit profesional të transmetuesit publik dhe mbetet i përkushtuar për të mbështetur vazhdimin e procesit të kompletimit të strukturave drejtuese, si dhe për mbështetjen dhe mbikëqyrjen e menaxhmentit në përmbushjen e misionit të RTK-së.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…