Foto: TelegrafiIz objave izvora
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anušić, sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes “EU 4 Defence Readiness – Road Map to Future”, të mbajtur në Zarë të Kroacisë. Me këtë rast, ministri Maqedonci ishte folës në panelin “Siguria evropiane në mjedisin e ri gjeopolitik”.Në margjinat e konferencës, ministri Maqedonci dhe ministri Anušić riafirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, njofton Ministria e Mbrojtjes.Gjatë takimit, ata diskutuan edhe për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh Kosovë–Shqipëri–Kroaci, me synimin që ky bashkëpunim të jetë i hapur edhe për vendet e tjera të rajonit që ndajnë vlerat dhe interesat e përbashkëta.Të dy ministrat u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, trajnimet, shkëmbimin e informacionit, si dhe koordinimin për përballjen me kërcënimet hibride.Gjatë panelit, ministri Maqedonci theksoi kërcënimet që burojnë nga qasja hegjemoniste e Serbisë ndaj fqinjëve të saj, si dhe hapat që po ndërmerr Kosova për ndërtimin e një sistemi mbrojtës gjithëpërfshirës, me angazhimin e institucioneve dhe qytetarëve.Po ashtu, ai vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të industrisë së mbrojtjes.Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kontribuon në avancimin e sigurisë dhe të kapaciteteve mbrojtëse në rajon./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.