Skip to comments
Događaj u razvoju
Lutfi haziri

Haziri për shkarkimin e Isufajt: Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).Haziri e ka cilësuar Isufajn si “luftëtarin më të madh të korrupsionit”, ndërsa ka kritikuar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).“Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet!”, ka shkruar Haziri.Sipas tij, qasja ndaj institucioneve të pavarura ka nisur me shkarkimin e ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka, dhe më pas ka vazhduar me bordet e ndërmarrjeve, komisionet e pavarura, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ambasadorët dhe konsujt, si dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. KPK shkarkon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK-së, Dren Paca emërohet ushtrues detyre Haziri ka thënë se shkarkimi i Isufajt vjen në një moment kur, sipas tij, pritej të gjendej një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit me konsensus.“Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë”, ka deklaruar Haziri.Ai ka përsëritur qëndrimin se, sipas tij, institucionet e Republikës nuk duhet të funksionojnë nën një “mentalitet parti-shtet”.

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Haziri për shkarkimin e Isufajt: Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtetFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar pas shkarkimit të Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).Haziri e ka cilësuar Isufajn si “luftëtarin më të madh të korrupsionit”, ndërsa ka kritikuar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).“Republika nuk e duron mentalitetin parti-shtet!”, ka shkruar Haziri.Sipas tij, qasja ndaj institucioneve të pavarura ka nisur me shkarkimin e ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka, dhe më pas ka vazhduar me bordet e ndërmarrjeve, komisionet e pavarura, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ambasadorët dhe konsujt, si dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. KPK shkarkon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit të PSRK-së, Dren Paca emërohet ushtrues detyre Haziri ka thënë se shkarkimi i Isufajt vjen në një moment kur, sipas tij, pritej të gjendej një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit me konsensus.“Ushtari i lirisë, besimtari i shtetit të së drejtës dhe luftëtari më i madh i korrupsionit sot u ndal. Por çdo ndalje mund të jetë vetëm pika e rikthimit të madh. Kosova ka nevojë për besë e shpresë, e jo për shkarkime të njerëzve më të mirë e autoritativë që kishte sistemi i drejtësisë”, ka deklaruar Haziri.Ai ka përsëritur qëndrimin se, sipas tij, institucionet e Republikës nuk duhet të funksionojnë nën një “mentalitet parti-shtet”.

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...