Skip to comments
Događaj u razvoju
Shba

Trump pritet të emërojë “carin" e Inteligjencës Artificiale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të emërojë Jay Clayton, drejtorin e inteligjencës kombëtare (DNI), si “carin” e Inteligjencës Artificiale, raportoi CNN, duke cituar dy burime të njohura me diskutimet.Muajin e kaluar, Trump tha se planifikonte të emëronte një këshilltar të inteligjencës artificiale, të njohur si një “car i Al” dhe të krijonte një “forcë të Al”, megjithëse nuk dha detaje rreth asnjërës iniciativë apo mënyrës se si do të zbatoheshin ato.Kjo është hera e dytë që Trump emëron një këshilltar për të mbikëqyrur vendimet që lidhen me Al. Biznesmeni David Sachs e mbajti këtë rol në fillim të mandatit të dytë të Trumpit, përpara se të largohej nga ekipi i tij. Sachs vazhdon ta këshillojë Trumpin mbi Al.Kjo lëvizje vjen në një kohë kur studiuesit kryesorë të Al kanë paralajmëruar për rreziqet e mëdha që ajo paraqet, ndërsa ligjvënësit demokratë dhe republikanë po reagojnë me shqetësim dhe po bëjnë thirrje për më shumë veprime.Megjithatë, mes shqetësimeve, Trump ka minimizuar vazhdimisht rreziqet e mundshme nga përhapja e Al dhe ka argumentuar se rregullimi shtesë është i panevojshëm – pavarësisht frikës në rritje midis ligjvënësve në Uashington dhe globalisht në lidhje me rreziqet që paraqet teknologjia. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Trump pritet të emërojë “carin" e Inteligjencës ArtificialeFoto: Telegrafi

Iz objave izvora

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të emërojë Jay Clayton, drejtorin e inteligjencës kombëtare (DNI), si “carin” e Inteligjencës Artificiale, raportoi CNN, duke cituar dy burime të njohura me diskutimet.Muajin e kaluar, Trump tha se planifikonte të emëronte një këshilltar të inteligjencës artificiale, të njohur si një “car i Al” dhe të krijonte një “forcë të Al”, megjithëse nuk dha detaje rreth asnjërës iniciativë apo mënyrës se si do të zbatoheshin ato.Kjo është hera e dytë që Trump emëron një këshilltar për të mbikëqyrur vendimet që lidhen me Al. Biznesmeni David Sachs e mbajti këtë rol në fillim të mandatit të dytë të Trumpit, përpara se të largohej nga ekipi i tij. Sachs vazhdon ta këshillojë Trumpin mbi Al.Kjo lëvizje vjen në një kohë kur studiuesit kryesorë të Al kanë paralajmëruar për rreziqet e mëdha që ajo paraqet, ndërsa ligjvënësit demokratë dhe republikanë po reagojnë me shqetësim dhe po bëjnë thirrje për më shumë veprime.Megjithatë, mes shqetësimeve, Trump ka minimizuar vazhdimisht rreziqet e mundshme nga përhapja e Al dhe ka argumentuar se rregullimi shtesë është i panevojshëm – pavarësisht frikës në rritje midis ligjvënësve në Uashington dhe globalisht në lidhje me rreziqet që paraqet teknologjia. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...