Skip to comments
Događaj u razvoju
Cristiano ronaldo

Miku i Ronaldos dhe ish-bashkëlojtari i tij thyen heshtjen: “Ku ishte Portugalia para se të shfaqej ai?”

Rio Ferdinand ka dalë në mbrojtje të mikut të tij, Cristiano Ronaldos, në mes të polemikave të vazhdueshme që rrethojnë kapitenin e Portugalisë. Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit këmbëngul se ta gjykosh Ronaldon vetëm në bazë të viteve të fundit do të thotë të anashkalosh gjithçka që ai ka bërë për klubin dhe kombëtaren, si dhe shifrat dhe trofetë e jashtëzakonshëm që ka arritur.Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndaj Danimarkës, ndërsa Ferdinand beson se kritikat e fundit ndaj sulmuesit tregojnë vetëm një pjesë të historisë. Ajo që e shqetëson ish-futbollistin anglez është se shumë njerëz e vlerësojnë Ronaldon vetëm në bazë të paraqitjeve të tij gjatë tre apo katër viteve të fundit.Duke publikuar një video në rrjetet sociale, Ferdinand tha: “Ku ishte Portugalia para Cristiano Ronaldos? Çfarë kishin arritur? Edhe të arrinin në fazat e fundit të garave, e lëre më të fitonin? Ajo që më shqetëson është se shumë njerëz e gjykojnë atë bazuar në tre ose katër vitet e fundit”. “Dhe ai ende po shënon shifra të jashtëzakonshme për dikë në moshën e tij, pavarësisht se në cilën ligë luan”, shtoi ish-lojtari i Manchester Unitedit. Sipas Ferdinandit, golat dhe rekordet vazhdojnë të vijnë pavarësisht moshës së Ronaldos dhe kjo duhet të merret parasysh në çdo vlerësim të drejtë për të.Ferdinand nuk u ndal vetëm te kontributi i Ronaldos me Portugalinë. Ai përmendi edhe periudhat e tij te Juventusi, Real Madridi dhe Manchester Unitedi, duke theksuar se portugezi nuk është mbështetur vetëm në një periudhë të artë të karrierës, por ka lënë gjurmë në disa klube dhe për shumë vite. Marcelo nuk hesht pas situatës së Ronaldos – i dërgon atij një mesazh emocional “Mendoj se shumë njerëz duhet ta rishikojnë këtë. Shikoni, për shembull, çfarë po bënte te Juventusi, më pas shkoi te Real Madridi dhe pastaj te Manchester Unitedi”, theksoi Ferdinand.Ish-mbrojtësi anglez vlerësoi në veçanti vazhdimësinë e Ronaldos dhe suksesin që ai ka pasur në etap

Objavljeno · 2 min čitanja

Slika uz članak: Miku i Ronaldos dhe ish-bashkëlojtari i tij thyen heshtjen: “Ku ishte Portugalia para se të shfaqej ai?”Foto: Telegrafi

Iz objave izvora

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...