Foto: TelegrafiIz objave izvora
Për të 17-ën ditë me radhë, qytetarë janë mbledhur në Prishtinë në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.Pas tubimit në sheshin “Skënderbeu”, protestuesit janë drejtuar në këmbë për te Ministria e Drejtësisë, ku organizatori i protestës, Çlirim Haziri, i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, që të procedojë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.“Kërkesën tonë prej qeverisë e sollëm te dyert e kësaj ministrie, te ministrja Donikë. I kërkojmë sot këtu, ta procedojë atë ligj të UÇK-së. Ta procedojë, se në tavolinën e saj e ka dinjitetin e kombit tonë, e ka identitetin tonë kombëtar. E ne nuk do të ndalemi asnjë natë derisa kjo ministri ta procedojë ligjin”, tha Haziri.Haziri ka deklaruar se protestuesit do të vazhdojnë tubimet deri në realizimin e kërkesës së tyre.Më herët, nga sheshi “Skënderbeu”, ai u kishte bërë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë që të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.“Edhe sonte në këtë shesh, derisa Kosovës e UÇK-së t’i kthehet dinjiteti. Votojeni ligjin, sepse nuk kemi kohë të presim. Kosova nuk do të jetë e qetë pa e mbrojtur UÇK-në. Lavdi dëshmorëve e UÇK-së”, ka thënë Haziri.Gjatë protestës, Haziri u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike në drejtim të Policisë.“Motra e vëllezër, mos e gjuani asnjë mjet piroteknik drejt policisë. Në mesin tonë ka fëmijë e nëna, mos gjuani”, ka kërkuar ai.Protestat “Jo në emrin tim” po mbahen në Prishtinë prej 17 ditësh, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.