PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Erling haalandHaaland padit linjën ajrore norvegjeze për fotomontazh të modelit të flokëve në aeroplan
2 min čitanja
Erling haaland

Haaland padit linjën ajrore norvegjeze për fotomontazh të modelit të flokëve në aeroplan

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Futbollisti i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka ngritur padi kundër Norwegian Air Shuttle ASA. Arsyeja është reklama në të cilën kompania përdori modelin e tij të veçantë të flokëve dhe e shtoi atë në një foto të aeroplanit, shkruan Daily Mail.Haaland është i njohur për bishtin e tij të flokëve, i cili është bërë një element kryesor i pamjes së tij për Manchester Cityn dhe ekipin kombëtar norvegjez, por ai vendosi ta hiqte atë në fillim të këtij sezoni. Reklama kontroverse u publikua gjatë Kupës së Botës dhe paraqiste një aeroplan me një fotomontazh të flokëve të Haaland dhe mbishkrimin: "Nuk jemi ndjerë kurrë më norvegjezë". Reklama është hequr që atëherë nga platformat e mediave sociale të kompanisë”. Zëdhënësja e kompanisë, Catharina Solli, tha se ata nuk e kuptonin pse çështja përfundoi në gjykatë. "Është e vështirë për ne të kuptojmë pse përfunduam në gjykatë. Si pothuajse të gjithë të tjerët në Norvegji, ne bëmë tifo për ekipin kombëtar gjatë verës. E bëmë këtë përmes disa postimeve spontane të frymëzuara nga trendet në mediat sociale". "Na vjen keq që mbështetja jonë ka përfunduar në një padi, por shpresojmë për një dialog të arsyeshëm në mënyrë që të mund të vazhdojmë të mbështesim heronjtë tanë sportivë së bashku në të ardhmen", tha Solli. Avokati i Haaland, Thomas Hagen, megjithatë, pretendon se çështja është e qartë."Ky rast ka të bëjë me përdorimin ilegal të tipareve dalluese të Haaland nga norvegjezët për të shitur bileta aeroplani gjatë finaleve të Kupës së Botës", tha Hagen. Erling Haaland shënoi shtatë gola për Norvegjinë, e cila arriti në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Futbollisti i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka ngritur padi kundër Norwegian Air Shuttle ASA. Arsyeja është reklama në të cilën kompania përdori modelin e tij të veçantë të flokëve dhe e shtoi atë në një foto të aeroplanit, shkruan Daily Mail.Haaland është i njohur për bishtin e tij të flokëve, i cili është bërë një element kryesor i pamjes së tij për Manchester Cityn dhe ekipin kombëtar norvegjez, por ai vendosi ta hiqte atë në fillim të këtij sezoni. Reklama kontroverse u publikua gjatë Kupës së Botës dhe paraqiste një aeroplan me një fotomontazh të flokëve të Haaland dhe mbishkrimin: "Nuk jemi ndjerë kurrë më norvegjezë". Reklama është hequr që atëherë nga platformat e mediave sociale të kompanisë”. Zëdhënësja e kompanisë, Catharina Solli, tha se ata nuk e kuptonin pse çështja përfundoi në gjykatë. "Është e vështirë për ne të kuptojmë pse përfunduam në gjykatë. Si pothuajse të gjithë të tjerët në Norvegji, ne bëmë tifo për ekipin kombëtar gjatë verës. E bëmë këtë përmes disa postimeve spontane të frymëzuara nga trendet në mediat sociale". "Na vjen keq që mbështetja jonë ka përfunduar në një padi, por shpresojmë për një dialog të arsyeshëm në mënyrë që të mund të vazhdojmë të mbështesim heronjtë tanë sportivë së bashku në të ardhmen", tha Solli. Avokati i Haaland, Thomas Hagen, megjithatë, pretendon se çështja është e qartë."Ky rast ka të bëjë me përdorimin ilegal të tipareve dalluese të Haaland nga norvegjezët për të shitur bileta aeroplani gjatë finaleve të Kupës së Botës", tha Hagen. Erling Haaland shënoi shtatë gola për Norvegjinë, e cila arriti në çerekfinalet e Kupës së Botës.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…