PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bashkimi evropianNga radio te 5G, BE propozon sistem të ri komunikimi për policinë dhe shërbimet emergjente
1 min čitanja
Bashkimi evropian

Nga radio te 5G, BE propozon sistem të ri komunikimi për policinë dhe shërbimet emergjente

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Bashkimi Evropian ka propozuar një sistem të ri komunikimi që do t’u mundësojë policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të emergjencës të koordinohen më lehtë gjatë krizave ndërkufitare.Aktualisht, shërbimet e emergjencës në 27 vendet e BE-së përdorin kryesisht radio, por komunikimi i sigurt shpesh ndërpritet sapo ekipet kalojnë kufijtë shtetërorë.Sistemi i propozuar, i quajtur “EU Critical Communication System”, do të kalojë gradualisht nga radioja te teknologjitë broadband, përfshirë 5G. Ai do të mundësojë shkëmbimin në kohë reale të videove, mesazheve dhe vendndodhjes.BE-ja planifikon gjithashtu një qendër të përbashkët për koordinimin e sistemeve kombëtare dhe monitorimin e rreziqeve kibernetike. Në rast të ndërprerjes së rrjeteve tokësore, satelitët e BE-së do të shërbejnë si rezervë.Komisioni Evropian përmendi si raste ku sistemi mund të jetë i dobishëm zjarret, operacionet kundër terrorizmit, kërcënimet nga dronët dhe kërkim-shpëtimin në Mesdhe.Brukseli synon që sistemi të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2036, por plani duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Bashkimi Evropian ka propozuar një sistem të ri komunikimi që do t’u mundësojë policisë, zjarrfikësve dhe shërbimeve të emergjencës të koordinohen më lehtë gjatë krizave ndërkufitare.Aktualisht, shërbimet e emergjencës në 27 vendet e BE-së përdorin kryesisht radio, por komunikimi i sigurt shpesh ndërpritet sapo ekipet kalojnë kufijtë shtetërorë.Sistemi i propozuar, i quajtur “EU Critical Communication System”, do të kalojë gradualisht nga radioja te teknologjitë broadband, përfshirë 5G. Ai do të mundësojë shkëmbimin në kohë reale të videove, mesazheve dhe vendndodhjes.BE-ja planifikon gjithashtu një qendër të përbashkët për koordinimin e sistemeve kombëtare dhe monitorimin e rreziqeve kibernetike. Në rast të ndërprerjes së rrjeteve tokësore, satelitët e BE-së do të shërbejnë si rezervë.Komisioni Evropian përmendi si raste ku sistemi mund të jetë i dobishëm zjarret, operacionet kundër terrorizmit, kërcënimet nga dronët dhe kërkim-shpëtimin në Mesdhe.Brukseli synon që sistemi të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2036, por plani duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…