Shannon shorterU shpall MVP në triumfin e Bashkimit ndaj Trepçës në Superkupë, Shannon Shorter rrëfen emocionet
2 min čitanja
Shannon shorter
U shpall MVP në triumfin e Bashkimit ndaj Trepçës në Superkupë, Shannon Shorter rrëfen emocionet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Të fitosh një trofe pas një pritjeje të gjatë është gjithmonë diçka e veçantë, por ta bësh këtë në një finale dramatike ndaj rivalit të madh, me përmbysje emocionesh dhe vazhdime, e bën momentin edhe më të paharrueshëm.Bashkimi e mposhti Trepçën në një finale spektakolare të Superkupës së Kosovës me rezultat 103-93 pas vazhdimeve, ndërsa një prej protagonistëve kryesorë të kësaj fitoreje ishte Shannon Shorter. Amerikani u shpall MVP i finales me 23 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime, por për të, çmimi individual ishte vetëm një pjesë e një suksesi që i përket të gjithë skuadrës dhe tifozëve të ekipit prizrenas.Në një intervistë për Telegrafin, Shorter foli për emocionet pas triumfit, reagimin e Bashkimit në vazhdime, ndërprerjen e gjatë, rikthimin e tij në skuadër dhe objektivat për pjesën tjetër të sezonit.“Superkupa do të thotë shumë për Bashkimin dhe për gjithë këtë komunitet. Duke e ditur se sa gjatë kanë pritur për një trofe, besoj se emocionet e të gjithëve e treguan këtë. Për mua personalisht ishte një nga objektivat që e kisha shkruar pas përfundimit të sezonit dhe, falë Zotit, ia dolëm ta realizojmë”, ka thënë Shorter për Telegrafin. Paraqitja e tij u shpërblye me çmimin MVP, por 34-vjeçari nuk e sheh veten mbi skuadrën. Ai thekson se edhe disa prej bashkëlojtarëve të tij mund ta kishin fituar këtë çmim.“Jam mirënjohës që ende mund të kem ndikim në një kulturë fituese. E mbaj veten nën një standard të caktuar, por jam i lumtur që edhe bashkëlojtarët e mi patën paraqitje të jashtëzakonshme. Mendoj se çmimi mund t’i kishte shkuar edhe Baileyt, Lejsonit apo Mylesit. Skuadra luajti jashtëzakonisht mirë dhe unë thjesht isha pjesë e saj”, është shprehur ai.Finalja ishte larg së qenit e zakonshme. Bashkimi ishte shumë pranë fitores në kohën e rregullt, por Trepça arriti ta barazojë rezultatin në 87:87 dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Shorter, megjithatë, nuk e përjetoi këtë moment me frikë apo panik.“Asgjë nuk më befason kur luaj kundër Trepçës. Kur e barazuan rezu
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.