PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Hibridet pluginÇdo e treta makinë e re, ishte makinë elektrike në Zvicër
2 min čitanja
Hibridet plugin

Çdo e treta makinë e re, ishte makinë elektrike në Zvicër

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kërkesat për makina elektrike po vazhdojnë të kenë rritje, si në Zvicër, ashtu edhe në Lihtenshtajn.Në shtator të këtij viti, 36% e makinave të regjistruara rishtazi ishin automjete tërësisht elektrike.Kjo është hera e parë që makinat elektrike përbëjnë më shumë se një të tretën e regjistrimeve të reja të makinave, njoftoi shoqata e industrisë “Auto-Schweiz”.Hibridet “plug-in”, pra, automjetet me motor me djegie të brendshme dhe bateri që mund të karikohet nga rrjeti elektrik, zunë një pjesë prej 10% në shtator.Shoqata e sheh pozitivisht këtë zhvillim. Megjithatë: “Përshpejtimi i lëvizshmërisë elektrike mbetet ende me një çerek prapa parashikimeve të udhërrëfyesit për vitin 2025,” thotë drejtori Thomas Rücker në deklaratë, raporton SRF.Fillimisht, industria kishte vendosur si synim arritjen e një pjese tregu prej 50 për qind për automjetet “plug-in” (makinat elektrike dhe hibridet “plug-in”) deri në vitin 2025. “Kushtet kuadër për elektromobilitetin duhet të përmirësohen shpejt,” kërkon Rücker.Në shtatorin e kaluar, në Zvicër u regjistruan gjithsej 21.948 makina të reja. Kërkesa për makina që përdorin vetëm benzinë ose naftë vazhdon të ulet. Së bashku, këto përbënin rreth një të pestën e regjistrimeve të reja muajin e kaluar.Në shkallë vjetore, makinat elektrike aktualisht zënë një pjesë tregu prej 26 për qind, ndërsa hibridet “plug-in” përbëjnë 12 për qind të regjistrimeve të reja.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kërkesat për makina elektrike po vazhdojnë të kenë rritje, si në Zvicër, ashtu edhe në Lihtenshtajn.Në shtator të këtij viti, 36% e makinave të regjistruara rishtazi ishin automjete tërësisht elektrike.Kjo është hera e parë që makinat elektrike përbëjnë më shumë se një të tretën e regjistrimeve të reja të makinave, njoftoi shoqata e industrisë “Auto-Schweiz”.Hibridet “plug-in”, pra, automjetet me motor me djegie të brendshme dhe bateri që mund të karikohet nga rrjeti elektrik, zunë një pjesë prej 10% në shtator.Shoqata e sheh pozitivisht këtë zhvillim. Megjithatë: “Përshpejtimi i lëvizshmërisë elektrike mbetet ende me një çerek prapa parashikimeve të udhërrëfyesit për vitin 2025,” thotë drejtori Thomas Rücker në deklaratë, raporton SRF.Fillimisht, industria kishte vendosur si synim arritjen e një pjese tregu prej 50 për qind për automjetet “plug-in” (makinat elektrike dhe hibridet “plug-in”) deri në vitin 2025. “Kushtet kuadër për elektromobilitetin duhet të përmirësohen shpejt,” kërkon Rücker.Në shtatorin e kaluar, në Zvicër u regjistruan gjithsej 21.948 makina të reja. Kërkesa për makina që përdorin vetëm benzinë ose naftë vazhdon të ulet. Së bashku, këto përbënin rreth një të pestën e regjistrimeve të reja muajin e kaluar.Në shkallë vjetore, makinat elektrike aktualisht zënë një pjesë tregu prej 26 për qind, ndërsa hibridet “plug-in” përbëjnë 12 për qind të regjistrimeve të reja.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…