Banka qendroreBQK vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “High Impact Policy Action Award” për avancimin e financimit të grave ndërmarrëse
2 min čitanja
Banka qendrore
BQK vlerësohet me çmimin ndërkombëtar “High Impact Policy Action Award” për avancimin e financimit të grave ndërmarrëse
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) është vlerësuar me çmimin prestigjioz “High Impact Policy Action Award” në kuadër të Forumit Global të WE Finance Code, mbajtur në Paris, me pjesëmarrjen e institucioneve dhe bankave qendrore. Ky vlerësim ndërkombëtar konfirmon angazhimin dhe rezultatet konkrete të BQK-së në avancimin e qasjes së grave ndërmarrëse në financim dhe në fuqizimin e politikëbërjes së bazuar në të dhëna.Çmimi i është ndarë BQK-së për ndërmarrjen e veprimeve me ndikim të lartë në zbatimin e iniciativës WE Finance Code, veçanërisht për përmirësimin e cilësisë, disponueshmërisë dhe përdorimit të të dhënave mbi financimin e grave ndërmarrëse. Këto rezultate krijojnë mundësi më të mëdha për identifikimin e pengesave, orientimin e masave mbështetëse dhe zhvillimin e produkteve financiare që u përgjigjen më mirë nevojave të grave në biznes.Një nga arritjet kryesore në kuadër të kësaj iniciative është zhvillimi i Dashboardit të WE Finance Code [https://bqk-kos.org/wefinance/] nga BQK-ja. Kjo platformë interaktive paraqet të dhëna të agreguara mbi financimin e grave ndërmarrëse në Kosovë dhe mundëson analizimin e tyre sipas gjinisë, madhësisë së ndërmarrjes dhe komunës. Përmes këtij instrumenti, BQK po fuqizon transparencën, monitorimin e zhvillimeve dhe hartimin e politikave më të sakta, të matshme dhe efektive.Si bartëse e rolit udhëheqës në zbatimin e WE Finance Code në Kosovë, BQK ka nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve publike, sektorit financiar dhe partnerëve të tjerë. Ky angazhim i përbashkët po i shndërron të dhënat cilësore në veprime konkrete, duke mbështetur zhvillimin e zgjidhjeve financiare, forcimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e aktiviteteve të edukimit financiar për gratë ndërmarrëse.Vlerësimi në Forumin Global të WE Finance Code është një njohje e rëndësishme për punën e BQK-së dhe të të gjithë partnerëve vendorë e ndërkombëtarë të përfshirë në këtë proces, duke dëshmuar se qasja e koordinuar, përdorimi strategjik i të dhënave
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.