PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Venko filipçePetrovska: Po marr kërcënime serioze vetëm që të heshti dhe të mos kërkoj reforma në LSDM
2 min čitanja
Venko filipçe

Petrovska: Po marr kërcënime serioze vetëm që të heshti dhe të mos kërkoj reforma në LSDM

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputetja Sllavjanka Petrovska përmes një postimi në rrjetet sociale ka paraqitur akuza serioze se prej ditësh merr kërcënime me qëllim ta heshtin në kërkesat e saj për reforma dhe vetting në LSDM.Ajo tregoi për koordinim në paraqitjet publike të aktorëve politikë, duke i përmendur Venko Filipçe, Vlado Misajllovski dhe OBRM-PDUKM-në.“Prej ditësh, nga Bihaçka marr kërcënime të hesht në kërkesën për reforma dhe vetting në LSDM, ose do të shoh çfarë do të më ndodhë. Dhe shihni, të sinkronizuar: Venko Filipçe dje në konferencë, Misajllovski në intervistë, ndërsa OBRM-PDUKM sot në mëngjes në konferencë me të njëjtat teza, të njëjtat sulme. A ka dëshmi më të mirë për marrëveshjen e tyre dhe nevojën e qartë për të mbrojtur investimin më të mirë të OBRM-PDUKM-së në Bihaçka, e kjo është Venko Filipçe. Në interes të kësaj aktivizohen të njëjtat gënjeshtra dhe manipulime që u shpërndanë edhe para një viti”, theksoi Petrovska.Ajo i ftoi institucionet kompetente të verifikojnë gjetjet, ndërsa kundërshtarët politikë i sfidoi për ballafaqim.“Publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën, i ftoj institucionet kompetente sa më shpejt të verifikojnë gjetjet, ndërsa Misajllovskin dhe Filipçen i ftoj në ballafaqim televiziv për këtë temë, duan veç e veç, duan së bashku siç veprojnë, duan një nga një”, porositi Petrovska.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputetja Sllavjanka Petrovska përmes një postimi në rrjetet sociale ka paraqitur akuza serioze se prej ditësh merr kërcënime me qëllim ta heshtin në kërkesat e saj për reforma dhe vetting në LSDM.Ajo tregoi për koordinim në paraqitjet publike të aktorëve politikë, duke i përmendur Venko Filipçe, Vlado Misajllovski dhe OBRM-PDUKM-në.“Prej ditësh, nga Bihaçka marr kërcënime të hesht në kërkesën për reforma dhe vetting në LSDM, ose do të shoh çfarë do të më ndodhë. Dhe shihni, të sinkronizuar: Venko Filipçe dje në konferencë, Misajllovski në intervistë, ndërsa OBRM-PDUKM sot në mëngjes në konferencë me të njëjtat teza, të njëjtat sulme. A ka dëshmi më të mirë për marrëveshjen e tyre dhe nevojën e qartë për të mbrojtur investimin më të mirë të OBRM-PDUKM-së në Bihaçka, e kjo është Venko Filipçe. Në interes të kësaj aktivizohen të njëjtat gënjeshtra dhe manipulime që u shpërndanë edhe para një viti”, theksoi Petrovska.Ajo i ftoi institucionet kompetente të verifikojnë gjetjet, ndërsa kundërshtarët politikë i sfidoi për ballafaqim.“Publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën, i ftoj institucionet kompetente sa më shpejt të verifikojnë gjetjet, ndërsa Misajllovskin dhe Filipçen i ftoj në ballafaqim televiziv për këtë temë, duan veç e veç, duan së bashku siç veprojnë, duan një nga një”, porositi Petrovska.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…