PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
MarceloMarcelo nuk hesht pas situatës së Ronaldos – i dërgon atij një mesazh emocional
2 min čitanja
Marcelo

Marcelo nuk hesht pas situatës së Ronaldos – i dërgon atij një mesazh emocional

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Marcelo i është bashkuar valës së mbështetjes për mikun dhe ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, duke publikuar një fotografi të veçantë nga ditët e tyre të arta te Real Madridi.Ish-mbrojtësi brazilian postoi në rrjetet sociale një fotografi ku shihet duke përqafuar Ronaldon gjatë kohës së tyre në “Santiago Bernabeu”, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Çfarë mund të them, Cristiano Ronaldo”.Reagimi i Marcelos erdhi pak ditë pasi Ronaldo u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pas konferencës së përzgjedhësit Jorge Jesus dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença. Ronaldo më pas deklaroi se në një moment do të tregojë arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.Fotografia e Marcelos riktheu menjëherë në kujtesë një prej dysheve më të famshme të historisë së Real Madridit. Dyshja ndau dhomën e zhveshjes nëntë sezone, nga viti 2009 deri më 2018, duke krijuar një raport të veçantë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.🫂 MARCELO APOYA A CRISTIANO. 👉 El brasileño ha compartido este vídeo con el portugués tras lo ocurrido con Portugal. pic.twitter.com/CoqlijrPrk — El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 2, 2026 Së bashku, Ronaldo dhe Marcelo ishin pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të klubit madrilen, duke fituar mes tjerash katër trofe të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës dhe dy Kupa të Mbretit.Për Marcelon, kjo nuk është hera e parë që shfaq publikisht afërsinë me Ronaldon. Marrëdhënia e tyre, e ndërtuar gjatë viteve të sukseseve në Madrid, ka vazhduar edhe pas largimit të tyre nga klubi.Kësaj radhe, megjithatë, një fotografi dhe vetëm pak fjalë mjaftuan për të rikthyer kujtimet e një epoke të artë në “Santiago Bernabeu” dhe për të treguar se lidhja mes dy ish-bashkëlojtarëve mbetet e fortë edhe vite pas ndarjes së tyre sportive./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Marcelo i është bashkuar valës së mbështetjes për mikun dhe ish-bashkëlojtarin e tij Cristiano Ronaldo, duke publikuar një fotografi të veçantë nga ditët e tyre të arta te Real Madridi.Ish-mbrojtësi brazilian postoi në rrjetet sociale një fotografi ku shihet duke përqafuar Ronaldon gjatë kohës së tyre në “Santiago Bernabeu”, të shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por domethënës: “Çfarë mund të them, Cristiano Ronaldo”.Reagimi i Marcelos erdhi pak ditë pasi Ronaldo u largua nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, pas konferencës së përzgjedhësit Jorge Jesus dhe një bisede me presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença. Ronaldo më pas deklaroi se në një moment do të tregojë arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim.Fotografia e Marcelos riktheu menjëherë në kujtesë një prej dysheve më të famshme të historisë së Real Madridit. Dyshja ndau dhomën e zhveshjes nëntë sezone, nga viti 2009 deri më 2018, duke krijuar një raport të veçantë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.🫂 MARCELO APOYA A CRISTIANO. 👉 El brasileño ha compartido este vídeo con el portugués tras lo ocurrido con Portugal. pic.twitter.com/CoqlijrPrk — El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 2, 2026 Së bashku, Ronaldo dhe Marcelo ishin pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të klubit madrilen, duke fituar mes tjerash katër trofe të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës dhe dy Kupa të Mbretit.Për Marcelon, kjo nuk është hera e parë që shfaq publikisht afërsinë me Ronaldon. Marrëdhënia e tyre, e ndërtuar gjatë viteve të sukseseve në Madrid, ka vazhduar edhe pas largimit të tyre nga klubi.Kësaj radhe, megjithatë, një fotografi dhe vetëm pak fjalë mjaftuan për të rikthyer kujtimet e një epoke të artë në “Santiago Bernabeu” dhe për të treguar se lidhja mes dy ish-bashkëlojtarëve mbetet e fortë edhe vite pas ndarjes së tyre sportive./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…