Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të premten takime me ambasadorët e rinj të Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.Në takimin me ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet, Kurti ka diskutuar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me theks në Lojërat Mesdhetare 2030, infrastrukturën, teknologjinë dhe energjinë.Temë e diskutimit ka qenë edhe rruga evropiane e Kosovës, ndërsa Kurti ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës në proceset integruese.Kurti ka pritur gjithashtu ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, nga i cili ka pranuar urime për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.Sipas Zyrës së Kryeministrit, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–Mbretëri e Bashkuar.Bashkëpunimi në tregti, investime, teknologji dhe sport, përfshirë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, është përmendur si një nga fushat ku synohet zgjerimi i bashkëpunimit.Ndërkohë, në takimin me ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph, Kurti ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, Procesin e Berlinit dhe Forumin Ekonomik Kosovë–Gjermani, i cili pritet të mbahet në fund të tetorit.Kurti e ka falënderuar ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës.Gjatë këtij takimi, kryeministri ka shprehur edhe shqetësimin e Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke pretenduar se aktgjykimi përmban pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, të cilat, sipas tij, duhet të korrigjohen në procedurën e apelit./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.