Shqipe sylejmaniNga Prishtina në Zvicër, rrëfimi i Shqipe Sylejmanit për identitetin, letërsinë dhe rrënjët shqiptare
2 min čitanja
Shqipe sylejmani
Nga Prishtina në Zvicër, rrëfimi i Shqipe Sylejmanit për identitetin, letërsinë dhe rrënjët shqiptare
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
E lindur në Prishtinë dhe e rritur në Zvicër, autorja Shqipe Sylejmani e ka ndërtuar identitetin dhe krijimtarinë e saj mes dy botëve, duke e kthyer përvojën e diasporës në një pikënisje për të rrëfyer historinë, kulturën dhe kujtesën shqiptare.Nga gazetaria dhe pasioni për rrëfimet e luftës, te letërsia si një mënyrë për të ruajtur dhe përcjellë historitë e trashëguara, Sylejmani e sheh shkrimin edhe si një urë lidhëse mes Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës.Në veprat dhe angazhimet e saj, ajo i rikthehet vazhdimisht çështjeve të identitetit, prejardhjes dhe kujtesës kolektive, me një vëmendje të veçantë ndaj brezit të ri shqiptar në diasporë. Përmes letërsisë, por edhe përmes udhëtimeve dhe projekteve kulturore, ajo synon t’i afrojë të rinjtë me historitë dhe rrënjët e tyre, duke i prezantuar njëkohësisht kulturën shqiptare edhe para publikut zviceran e gjermanishtfolës.Në këtë intervistë për Telegrafin, Shqipe Sylejmani rrëfen për ndikimin që pati rritja mes dy kulturave në formësimin e saj si autore, lidhjen me Kosovën dhe trashëgiminë shqiptare, kujtesën historike në diasporë, si dhe rëndësinë e gjuhës, letërsisë dhe bashkëpunimit mes diasporës dhe atdheut.Intervista e plotë:Telegrafi: Ju keni lindur në Prishtinë, por që nga mosha katër vjeçare jetoni në Zvicër. Si ka ndikuar kjo përvojë mes dy kulturave në mënyrën se si shkruani dhe në temat që trajtoni?Sylejmani: Prejardhja dhe kultura jonë më kanë formësuar gjatë gjithë jetës sime. Jam rritur mes shkrimeve të gazetës "Rilindja" — ku dikur punonte babai im në Prishtinë dhe përmes së cilës mësova të lexoja — si dhe këngëve të lirisë të interpretuara nga Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri dhe, natyrisht, anekdotave të bukura e plot mësime që janë përcjellë brez pas brezi. Gjatë viteve të para në Zvicër, merrnim pjesë rregulltisht në demonstrata për çlirimin e Kosovës dhe, edhe sot e kësaj dite, fjala "demokraci" më përlot. Jam formësuar nga të gjitha këto ndikime, nga bukuria e kulturës sime dhe nga toka prej nga vij.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.