PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
LsdmLSDM: Brukseli konfirmoi identitetin dhe gjuhën maqedonase, Mickoski po bllokon rrugën drejt BE-së
2 min čitanja
Lsdm

LSDM: Brukseli konfirmoi identitetin dhe gjuhën maqedonase, Mickoski po bllokon rrugën drejt BE-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nga LSDM thonë se Mickoski gënjeu për tradhti, ndërsa Brukseli konfirmoi identitetin dhe gjuhën maqedonase."Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup, në Qeveri, Presidentja e Komisionit Evropian tha: vendi është në BE. Ka mbetur vetëm një hap - të hapet klasteri i parë, Bazat. Dhe ajo tha qartë: Evropa e mirëpret Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj. Kultura dhe gjuha e bëjnë Unionin më të pasur. Kjo është fjalia që Mickoski e shiti si tradhti në fushatë. Kurrë Veriu. Heqja e Marrëveshjes së Prespës. Kthimi i emrit", kështu reagoi LSDM ndaj konferencës së sotme për shtyp të kryetares së KE-së, Ursula Von der Leyen, me kryeministrin Hristijan Mickoski.Nga LSDM theksojnë se Von der Leyen deklaroi para kamerave "ju presim me identitetin dhe gjuhën tuaj". Ata pyesin se çfarë ka mbetur nga patriotizmi."Pasaporta bullgare në radhët e OBRM-PDUKM-së. Kompani në Bullgari. Dhe akuza se tjetri po punon me urdhër të Radevit. Latas – Goebbels", thonë nga LSDM.Nga atje thonë se hapi që kërkon BE-ja nuk është dorëzimi."Bazat janë: gjyqësori, prokuroria, lufta kundër korrupsionit. I njëjti hap që Mickoski e ka ndaluar për dy vjet e gjysmë. Afati i dytë ka skaduar. 1 qershori ishte një premtim. Asnjë zë i vetëm.Prandaj ai thotë "jo me çdo kusht". Jo për shkak të gjuhës, jo për shkak të identitetit. Për shkak të një hetimi dhe frikës nga përgjegjësia. Patrioti nuk ka asgjë për të thënë. Brukseli konfirmoi identitetin. LSDM e tha këtë edhe para zgjedhjeve. Sot, edhe Von der Leyen e tha", shtojnë nga LSDM.Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian do ta mirëpresë Maqedoninë "me identitetin dhe gjuhën e saj", duke shtuar se kultura dhe gjuha maqedonase mund ta pasurojnë Unionin./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nga LSDM thonë se Mickoski gënjeu për tradhti, ndërsa Brukseli konfirmoi identitetin dhe gjuhën maqedonase."Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup, në Qeveri, Presidentja e Komisionit Evropian tha: vendi është në BE. Ka mbetur vetëm një hap - të hapet klasteri i parë, Bazat. Dhe ajo tha qartë: Evropa e mirëpret Maqedoninë e Veriut me identitetin dhe gjuhën e saj. Kultura dhe gjuha e bëjnë Unionin më të pasur. Kjo është fjalia që Mickoski e shiti si tradhti në fushatë. Kurrë Veriu. Heqja e Marrëveshjes së Prespës. Kthimi i emrit", kështu reagoi LSDM ndaj konferencës së sotme për shtyp të kryetares së KE-së, Ursula Von der Leyen, me kryeministrin Hristijan Mickoski.Nga LSDM theksojnë se Von der Leyen deklaroi para kamerave "ju presim me identitetin dhe gjuhën tuaj". Ata pyesin se çfarë ka mbetur nga patriotizmi."Pasaporta bullgare në radhët e OBRM-PDUKM-së. Kompani në Bullgari. Dhe akuza se tjetri po punon me urdhër të Radevit. Latas – Goebbels", thonë nga LSDM.Nga atje thonë se hapi që kërkon BE-ja nuk është dorëzimi."Bazat janë: gjyqësori, prokuroria, lufta kundër korrupsionit. I njëjti hap që Mickoski e ka ndaluar për dy vjet e gjysmë. Afati i dytë ka skaduar. 1 qershori ishte një premtim. Asnjë zë i vetëm.Prandaj ai thotë "jo me çdo kusht". Jo për shkak të gjuhës, jo për shkak të identitetit. Për shkak të një hetimi dhe frikës nga përgjegjësia. Patrioti nuk ka asgjë për të thënë. Brukseli konfirmoi identitetin. LSDM e tha këtë edhe para zgjedhjeve. Sot, edhe Von der Leyen e tha", shtojnë nga LSDM.Von der Leyen theksoi se Bashkimi Evropian do ta mirëpresë Maqedoninë "me identitetin dhe gjuhën e saj", duke shtuar se kultura dhe gjuha maqedonase mund ta pasurojnë Unionin./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…