Cristiano ronaldoLargimi i Ronaldos shkaktoi reagime të mëdha, dy yjet e Portugalisë thyejnë heshtjen për rastin
2 min čitanja
Cristiano ronaldo
Largimi i Ronaldos shkaktoi reagime të mëdha, dy yjet e Portugalisë thyejnë heshtjen për rastin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nuno Mendes dhe Gonçalo Ramos janë bërë lojtarët e parë të Portugalisë që kanë komentuar publikisht largimin e Cristiano Ronaldos nga grumbullimi i Kombëtares në fillim të kësaj jave.Ronaldo, 41-vjeçar, kishte vendosur të vazhdonte të luante për Portugalinë edhe pas Kupës së Botës dhe ishte titullar në fitoren 2-1 ndaj Uellsit në Ligën e Kombeve muajin e kaluar. Megjithatë, në fitoren ndaj Norvegjisë qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes, pa u aktivizuar.Të mërkurën, ai u kthye në shtëpi, duke deklaruar se të vërtetën për largimin e tij do ta zbulonte “në kohën e duhur”. Përzgjedhësi Jorge Jesus, i cili e ka drejtuar Ronaldon edhe te Al Nassr, ka mohuar se mes tyre ka pasur ndonjë përplasje. Ndërkohë, Mendes dhe Ramos janë bërë futbollistët e parë të Kombëtares që kanë folur për këtë situatë. Mendes deklaroi se nuk u takon lojtarëve të vendosin nëse Ronaldo do të rikthehet në Kombëtare, por theksoi se do ta mirëprisnin çdo futbollist që dëshiron të luajë për Portugalinë.“Ai është lojtar i Kombëtares dhe ne jemi më shumë të përqendruar në atë që duhet të bëjmë tani dhe në atë që trajneri dëshiron të na përcjellë”. “Sa i përket pjesës tjetër, nuk na takon neve të vendosim. Jemi këtu për ta mirëpritur çdo lojtar që i bashkohet ekipit”, deklaroi Mendes. Largimi i Ronaldos shkakton reagim në nivelet më të larta – ndërhyn edhe kryeministri i Portugalisë Një qëndrim të ngjashëm shprehu edhe sulmuesi i Milanit, Ramos, gjatë intervistës pas ndeshjes.“Kjo histori nuk ka ndikuar tek ne. Ne dëshirojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Dhe pikërisht këtë bëmë”, u shpreh ai.Ndërkohë, mbrojtësi Renato Veiga deklaroi më vonë se ishte udhëzuar të mos fliste për Ronaldon.“Jam shumë i afërt me Cristiano Ronaldon dhe ai e di se kam shumë dashuri për të. Por më është kërkuar të mos flas për këtë çështje. Nuk mund të flas për të”, deklaroi Veiga./Teelgrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.