PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Christa pikeSi i mbijetoi amerikanja injeksionit vdekjeprurës dhe çfarë ndodhi gjatë dy orëve në dhomën e ekzekutimit?
2 min čitanja
Christa pike

Si i mbijetoi amerikanja injeksionit vdekjeprurës dhe çfarë ndodhi gjatë dy orëve në dhomën e ekzekutimit?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ekzekutimi i Christa Pike në Tennessee nuk u krye, pasi ajo i mbijetoi dy dozave të pentobarbitalit dhe më pas u dërgua në spital. Gazetarët e Associated Press, të cilët dëshmuan ekzekutimin e dështuar, kanë publikuar detaje nga dhoma e ekzekutimit.Pike, e dënuar me vdekje për torturimin dhe vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer në vitin 1995, para fillimit të injeksionit vdekjeprurës tha se ishte e qetë. Sot ajo është 50 vjeçe, ndërsa në kohën e vrasjes ishte 18 vjeçe. Ajo pritej të bëhej gruaja e parë e ekzekutuar në Tennessee pas më shumë se 200 vjetësh. Dy doza nuk mjaftuan, dështoi ekzekutimi i amerikanes së dënuar me vdekje - çfarë pritet të ndodhë më tej? Sipas AP-së, Pike ishte e lidhur në barelë dhe kishte një linjë intravenoze në dorë kur, në orën 19:27, zyrtarët e burgut ngritën perden që ndante dhomën e ekzekutimit nga dëshmitarët.Rreth orës 19:30, asaj iu dha mundësia të bënte deklaratën e fundit. “Jam gati të jem e lirë. Kjo është një ditë e lumtur”, tha Pike.Këshilltari i saj shpirtëror qëndroi pranë barelës, foli me të dhe këndoi një këngë ku përsëritej fraza “Të dua”. Pike ngrinte kokën, shikonte përreth dhe buzëqeshte. Më pas tha se i dhembte krahu dhe pyeti një zyrtar të burgut nëse duhej të ndihej kështu.Në orën 19:46, perdja u ul. Tri minuta më vonë ajo u ngrit sërish, pasi protokolli i Tennesseet parashikon një dozë të dytë të pentobarbitalit nëse i dënuari nuk ka vdekur pas dozës së parë.Pas dozës së dytë, Pike filloi të nxirrte tinguj të ngjashëm me gërhitjen, por vazhdoi të merrte frymë. Kjo gjendje zgjati rreth një orë. E dënuara me vdekje i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, reagon Trump Avokati i saj, Randy Spivey, tha se rreth orës 20:22 kërkoi qasje në telefon për të kontaktuar avokatët e tjerë të ekipit dhe kërkoi ndërprerjen e ekzekutimit dhe ofrimin e ndihmës mjekësore. Rreth orës 20:50 mori konfirmimin se ambulanca ishte nisur, ndërsa automjetet e zjarrfikësve dhe emergjencës mbërritën para burgut rreth orës 21:14.Departamenti

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ekzekutimi i Christa Pike në Tennessee nuk u krye, pasi ajo i mbijetoi dy dozave të pentobarbitalit dhe më pas u dërgua në spital. Gazetarët e Associated Press, të cilët dëshmuan ekzekutimin e dështuar, kanë publikuar detaje nga dhoma e ekzekutimit.Pike, e dënuar me vdekje për torturimin dhe vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer në vitin 1995, para fillimit të injeksionit vdekjeprurës tha se ishte e qetë. Sot ajo është 50 vjeçe, ndërsa në kohën e vrasjes ishte 18 vjeçe. Ajo pritej të bëhej gruaja e parë e ekzekutuar në Tennessee pas më shumë se 200 vjetësh. Dy doza nuk mjaftuan, dështoi ekzekutimi i amerikanes së dënuar me vdekje - çfarë pritet të ndodhë më tej? Sipas AP-së, Pike ishte e lidhur në barelë dhe kishte një linjë intravenoze në dorë kur, në orën 19:27, zyrtarët e burgut ngritën perden që ndante dhomën e ekzekutimit nga dëshmitarët.Rreth orës 19:30, asaj iu dha mundësia të bënte deklaratën e fundit. “Jam gati të jem e lirë. Kjo është një ditë e lumtur”, tha Pike.Këshilltari i saj shpirtëror qëndroi pranë barelës, foli me të dhe këndoi një këngë ku përsëritej fraza “Të dua”. Pike ngrinte kokën, shikonte përreth dhe buzëqeshte. Më pas tha se i dhembte krahu dhe pyeti një zyrtar të burgut nëse duhej të ndihej kështu.Në orën 19:46, perdja u ul. Tri minuta më vonë ajo u ngrit sërish, pasi protokolli i Tennesseet parashikon një dozë të dytë të pentobarbitalit nëse i dënuari nuk ka vdekur pas dozës së parë.Pas dozës së dytë, Pike filloi të nxirrte tinguj të ngjashëm me gërhitjen, por vazhdoi të merrte frymë. Kjo gjendje zgjati rreth një orë. E dënuara me vdekje i mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, reagon Trump Avokati i saj, Randy Spivey, tha se rreth orës 20:22 kërkoi qasje në telefon për të kontaktuar avokatët e tjerë të ekipit dhe kërkoi ndërprerjen e ekzekutimit dhe ofrimin e ndihmës mjekësore. Rreth orës 20:50 mori konfirmimin se ambulanca ishte nisur, ndërsa automjetet e zjarrfikësve dhe emergjencës mbërritën para burgut rreth orës 21:14.Departamenti

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…