Instituti demokratik i kosovësKDI: Presidenti të zgjidhet deri më 4 tetor, ushtrimi i mëtejshëm i detyrës të trajtohet shpejt përmes sqarimit kushtetues
2 min čitanja
Instituti demokratik i kosovës
KDI: Presidenti të zgjidhet deri më 4 tetor, ushtrimi i mëtejshëm i detyrës të trajtohet shpejt përmes sqarimit kushtetues
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që partitë parlamentare t’i përqendrojnë përpjekjet në zgjedhjen dhe betimin e Presidentit para 4 tetorit, për të shmangur paqartësitë lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore.KDI-ja këtë kërkesë e ka bërë gjatë një konference për media, ku prezantoi analizën “Ushtrimi i detyrës së Presidentit përtej gjashtë muajve”.Eugen Cakolli, gjatë prezantimit të analizës, rikujtoi se periudha e ushtrimit të detyrës nga Albulena Haxhiu, e cila nisi më 4 prill, përfundon më 4 tetor.Ndërkohë, sipas KDI-së, afati përfundimtar për zgjedhjen e Presidentit, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, është 6 tetori.“Afati i 6 tetorit përcakton kohën që ka Kuvendi për ta zgjedhur Presidentin dhe pasojën nëse dështon, ndërsa kufiri gjashtëmujor lidhet me kohëzgjatjen e ushtrimit të përkohshëm të përgjegjësive presidenciale”, tha Cakolli.Ai iu referua edhe deklaratës së përbashkët të publikuar një ditë më parë nga rreth 50 organizata të shoqërisë civile, përmes së cilës u kërkua arritja e një marrëveshjeje për zgjedhjen e Presidentit brenda afatit.Sipas Cakollit, një dështim tjetër në zgjedhjen e Presidentit do ta çonte vendin në zgjedhje, ndërsa ekziston rreziku që çështja e zgjedhjes së Presidentit të vazhdojë të mbetet e pazgjidhur edhe në legjislaturën pasuese.Në konferencë, Vullnet Bugaqku paraqiti vlerësimin e KDI-së se kufiri gjashtëmujor, i përcaktuar në nenin 90, paragrafi 3 të Kushtetutës, e kufizon ushtrimin e përkohshëm të funksionit të Presidentit.Sipas analizës së KDI-së, rizgjedhja e Kryetares së Kuvendit më 9 shtator nuk ka krijuar automatikisht një periudhë të re gjashtëmujore, përderisa vakanca presidenciale ka vazhduar.“Rizgjedhja ose ndërrimi i Kryetarit, pa ndërprerjen e vakancës presidenciale, nuk trajtohet si rifillim automatik i afatit”, u shpreh Bugaqku.Ai tha se mungesa e një mekanizmi të shprehur pasimi pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore krijon pasiguri për ush
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.