PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
RusiaZbulohet kush qëndron pas sabotimit më të madh rus në Evropë
2 min čitanja
Rusia

Zbulohet kush qëndron pas sabotimit më të madh rus në Evropë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një motoçiklist rus, i lidhur me nivelet më të larta të rrjetit rus përgjegjës për sabotazhe në Evropë, qëndron pas tentativës për një sulm me bombë në aeroportin Leipzig-Halle në Gjermani, ka zbuluar një hetim i përbashkët i gazetës britanike The Telegraph dhe asaj gjermane Die Welt.Sipas hetimit, Oleg Levushkin dyshohet se ka hartuar planin për sulmin, në të cilin një dron, i pajisur me një bombë të mbushur me eksploziv, u përplas me krahun e një aeroplani ukrainas të transportit.Objektivi ishte një aeroplan transporti Antonov An-124, i cili ishte i parkuar në aeroport dhe kishte rreth 25 mijë litra vajguri në rezervuarët e tij.Nëse eksplozivi do të shpërthente, aeroporti mund të përfshihej nga flakë të mëdha dhe të shkaktoheshin dëme të konsiderueshme në një prej nyjeve më të rëndësishme logjistike për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.Megjithatë, pajisja shpërthyese, për fat, ra në pistë pa shpërthyer, transmeton Telegrafi.Hetuesit dyshojnë se Levushkin e kishte hartuar të gjithë planin dhe më pas kishte angazhuar një operativ bjellorus, Andrej Karshakou, të cilin e përshkruajnë si një agjent të shfrytëzueshëm, për ta kryer sulmin.Hetimi zbuloi se bomba e gjetur ishte pothuajse identike me pajisjet shpërthyese që shërbimet sekrete ruse kishin përdorur më herët në një seri sabotazhesh të parandaluara në Poloni dhe Lituani.Spiuni ushtarak rus dhe njeriu me dy jetë Levushkin kishte mbajtur prej vitesh kontakte të drejtpërdrejta me Denis Smolyaninov, një oficer i lartë që drejton sektorin për Ukrainën brenda inteligjencës ushtarake ruse, GRU-së. Shërbimet perëndimore e konsiderojnë atë si një prej organizatorëve kryesorë të sulmeve me bomba në Evropë.Smolyaninov është ekspert i luftës psikologjike dhe dyshohet se organizon sabotazhe duke rekrutuar bashkëpunëtorë përmes aplikacionit Telegram.Në publik, Levushkin për vite me radhë ishte paraqitur si një familjar i qetë, i cili së bashku me gruan dhe vajzat e tij shijonte skijimin, peshkimin dhe udhëtimet e gjata me moto

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një motoçiklist rus, i lidhur me nivelet më të larta të rrjetit rus përgjegjës për sabotazhe në Evropë, qëndron pas tentativës për një sulm me bombë në aeroportin Leipzig-Halle në Gjermani, ka zbuluar një hetim i përbashkët i gazetës britanike The Telegraph dhe asaj gjermane Die Welt.Sipas hetimit, Oleg Levushkin dyshohet se ka hartuar planin për sulmin, në të cilin një dron, i pajisur me një bombë të mbushur me eksploziv, u përplas me krahun e një aeroplani ukrainas të transportit.Objektivi ishte një aeroplan transporti Antonov An-124, i cili ishte i parkuar në aeroport dhe kishte rreth 25 mijë litra vajguri në rezervuarët e tij.Nëse eksplozivi do të shpërthente, aeroporti mund të përfshihej nga flakë të mëdha dhe të shkaktoheshin dëme të konsiderueshme në një prej nyjeve më të rëndësishme logjistike për ndihmën ushtarake ndaj Ukrainës.Megjithatë, pajisja shpërthyese, për fat, ra në pistë pa shpërthyer, transmeton Telegrafi.Hetuesit dyshojnë se Levushkin e kishte hartuar të gjithë planin dhe më pas kishte angazhuar një operativ bjellorus, Andrej Karshakou, të cilin e përshkruajnë si një agjent të shfrytëzueshëm, për ta kryer sulmin.Hetimi zbuloi se bomba e gjetur ishte pothuajse identike me pajisjet shpërthyese që shërbimet sekrete ruse kishin përdorur më herët në një seri sabotazhesh të parandaluara në Poloni dhe Lituani.Spiuni ushtarak rus dhe njeriu me dy jetë Levushkin kishte mbajtur prej vitesh kontakte të drejtpërdrejta me Denis Smolyaninov, një oficer i lartë që drejton sektorin për Ukrainën brenda inteligjencës ushtarake ruse, GRU-së. Shërbimet perëndimore e konsiderojnë atë si një prej organizatorëve kryesorë të sulmeve me bomba në Evropë.Smolyaninov është ekspert i luftës psikologjike dhe dyshohet se organizon sabotazhe duke rekrutuar bashkëpunëtorë përmes aplikacionit Telegram.Në publik, Levushkin për vite me radhë ishte paraqitur si një familjar i qetë, i cili së bashku me gruan dhe vajzat e tij shijonte skijimin, peshkimin dhe udhëtimet e gjata me moto

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…