Foto: TelegrafiIz objave izvora
Policia austriake ka arrestuar në Vjenë dy persona, një 22-vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe një 29-vjeçar me shtetësi të Shqipërisë, nën dyshimin për përfshirje në tregti të paligjshme të narkotikëve.Operacioni është zhvilluar më 29 shtator 2026, rreth orës 13:00, në distriktin Rudolfsheim-Fünfhaus të Vjenës, raporton Heute.at.Hetimet janë kryer nga Njësia Speciale për Luftimin e Krimit Rrugor (EGS), e cila kishte mbledhur të dhëna për aktivitetin e dyshuar të dy personave.Pas hetimeve intensive, zyrtarët i lokalizuan dy të dyshuarit dhe i ndaluan në rrugë, transmeton Telegrafi.Ata po mbanin me vete disa kuti transporti, në të cilat policia gjeti rreth 16 kilogramë produkte kanabisi.Megjithatë, operacioni nuk përfundoi me arrestimin e tyre. Hetimet e mëtejshme i çuan zyrtarët drejt dy apartamenteve dhe një kontejneri depozitimi që dyshohej se ishin të lidhur me të dyshuarit.Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi edhe rreth 88 kilogramë produkte të tjera kanabisi dhe 834 gramë kokainë.Në total, autoritetet konfiskuan rreth 104 kilogramë produkte kanabisi dhe 834 gramë kokainë. Gjithashtu u sekuestrua edhe një shumë parash në euro, ndërsa shuma e saktë nuk është bërë e ditur.Dy të dyshuarit aktualisht ndodhen në ndalim policor, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.Të dy personat konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.